Shkodra Jazz Festival”, nisma për të çuar muzikën jazz në çdo qytet

Premte, 24 August 2018 10:15

Për të muzika jazz është një mënyrë jetese, është muzika rebele që ashtu sikurse edhe ai, tenton të sjellë progres në këtë gjini. Markelian Kapidani, kompozitori i njohur i Festivaleve të Radiotelevizionit Shqiptar, vështirë ta konceptojë një ditë të tijën pa notat e muzikës jazz, sepse janë ato që ngjyrosin çdo ditë botën e tij.

“Jazzi është mënyrë jetese, që do të thotë eksperiencë jete. Eksperienca e jetës është e të gjitha fushave, mbart me vete historitë e jetës, hallet, gëzimet. Kjo është edhe pikënisje për një muzikë të tillë, ku muzikanti luan në instrument, shpreh në moment atë çfarë ndien. Ne nuk bëjmë plane afatgjata normalisht, në përgjithësi e marrim jetën ashtu si vjen dhe në njëfarë mënyre improvizojmë, kur na dalin probleme ne kërkojmë mënyra për t’i kapërcyer dhe kështu jeta është një lloj improvizimi si puna e jazzit”, shprehet kompozitori.

Në venat e Markelianit, jazzi u injektua shumë herët, që kur ishte ende fëmijë. Në vitet ‘60-’70 orkestrinat muzikore në qytetin e Shkodrës luanin muzikën e pasluftës, muzikë të lehtë dhe jazz.

Në njërën prej tyre interpretonte edhe babai i tij, Gjon Kapedani, ndaj kjo është edhe arsyeja pse në qytetin e lindjes ai sjell për të 9-in vit radhazi “Shkodra Jazz Festival”, nga data 29 gusht deri më 2 shtator.

“Në këtë festival, përveç mysafirëve muzikantë që vijnë nga jashtë, ku luhet në salla, në teatro apo edhe në clube, në këtë edicion kemi edhe klasën e jazzit “Rrok Jakaj”, violinisti, i cili ideoi këtë festival. Kemi dy aspekte: aspektin e jazzit, por edhe atë të muzikës klasike, kryesisht me harqe. Kjo është risia”, shprehet Markelian Kapidani.

“Shkodra Jazz Festival” synon të jetë në vitet në vijim një festival ‘on tour’, për të çuar muzikën jazz në çdo qytet.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

Politikë

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

NGA PETRIT VASILI Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit..... Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit. Sot ai hodhi poshte...

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Politikë

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas po mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të...

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Aktualitet

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Fusha e Rërës" duke vënë në pranga 46 vjecarin Ardian Llana. Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla,  parandalimit...