5 vjet “Koko Fest”, artistët e humorit mblidhen në Korçë

Hënë, 27 August 2018 18:01

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë do të shndërrojë Korçën në një qytet festiv dhe argëtues për qytetarët dhe turistët që vizitojnë qytetin e serenatave. “Koko Fest” vjen me edicionin e pestë nga data 1-8 shtator me artistët më të mirë të të gjithë trevave shqiptare, jo vetëm të humorit.

Teatri i Shkodrës, i Fierit, i Vlorës, i Durrësit, i Gjirokastrës, i Korçës pa dyshim dhe trupa të tjera që vijnë nga Kosova e Maqedonia, kanë qenë pjesë konkurruese e këtij festivali, vit pas viti. Këtë vit, do të shfaqen 8 premiera. Në natën e tretë të “Koko fest”, Teatri i Korçës do të sjellë një premierë të re që po punohet nga regjisori Guri Koço. Teatri “Petro Marko” në Vlorë, konkurron me veprën “Në dorë të fatit” me regji të Arben Kumbaros.

Teatri i Durrësit përfaqësohet me regjisoren Driada Dervishi me “Komedia që shkon për dreq”, Teatri i Prishtinës, vjen me një vepër që mban firmën e regjisë së Ilir Bokshit. Në finalen e “Koko Fest”, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të konkurrojë me “Darka e Lamtumirës” me regji të Kiço Londos.

Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Yllka Mujo, Guljem Radoja, dhe anëtarët e jurisë, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Adem Karaga nga Maqedonia dhe Enver Petrovci nga Kosova do të jenë pjesë e këtij edicioni të pestë, bashkë me të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë festival , të cilët do ta ndjekin “Koko Festin” në të gjitha ditët e tij.

Publiku gjithashtu, e ndjek më shumë dëshirë këtë festival , por edhe shumë turistë që e vizitojnë Korçën gjatë ditëve të festivalit.

40122667_880384819016070_8932215306210770944_n.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Aktualitet

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Për shkak të remontit të OST në linjat 110kV Rrashbull-Sallmone, Rrashbull – Spitallë, në datat 24-25 shtator do të ketë kufizime energjie në disa zona në Durrës e Shijak, njoftoi...

Greta Koçi tregon si e ngacmoi futbollisti i kombëtares

Show-biz

Greta Koçi tregon si e ngacmoi futbollisti i kombëtares

Greta Koçi për sa i përket jetës private ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe asnjëherë nuk kemi mësuar asgjë për ndonjë marrëdhënie të saj dashurie. E ftuar në “Xing me...

Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Bota Shqiptare

Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Një i ri shqiptar ka rënë pre e një sulmi, teksa po kalonte në trotuar. Sulmi ka ndodhur në lagjen Allerton në Bronx të New York ditën e djeshme, nga...