Mbyllet festivali i filmit “Hyjnesha në fron”, shpall fitues “My Short Words”

Tuesday, 28 August 2018 13:31

Filmi që shpalos rrëfimin e tre fëmijëve në një udhëtim me biçikleta dhe peripecitë që hasin kur u bie të kalojnë një liqen është shpallur më i miri i edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të filmit “Hyjnesha në fron”. Të hënën mbrëma Çmimi për filmin më të mirë i është dhënë filmit “My Short Words” nga Turqia, nën regji të Bekir Bülbül.

Në ditën e pestë të Festivalit, kur edhe janë ndarë çmimet, në një vagon statik, në Stacionin e Trenave në Prishtinë, Çmimi special i festivalit i është dhënë filmit “Hippopotamus” me regji të Edward Palmer, prodhim i vitit të kaluar. Në një ceremoni të thjeshtë, ku pjesëmarrës ishin vetëm juritë, organizatorët e festivalit e vullnetarët, Çmimi special për kinematografi i është dhënë filmit “Haldaa” të regjisorit nga Bangladeshi, Tauquir Ahmed, po ashtu prodhim i vitit 2017.

Juria për filmat e gjatë artistikë në përbërje të kineastëve anglezë, Edwin Mingard e Mark Norfolk, dhe regjisorit kosovar, Agim Sopi, Çmimin për aktoren më të mirë në rolin kryesor ia ka dhënë Airida Gintautaitė, për rolin e saj në filmin “Breathing into marble”, nën regji të Giedre Beinoriute nga Lituania. Po ky film ka marrë edhe Çmimin për skenarin më të mirë. E Çmimi për aktorin më të mirë në rolin kryesor i është dhënë Kim Jong-kook, që luan në filmin korean “Dad is Pretty”.

Drejtoresha ekzekutive e festivalit, Makfire Miftari, e cila e ka bërë publike listën e fituesve, ka kumtuar se Çmimin për regjisorin më të mirë e ka marrë Anders Emblem për filmin “Hurry Slowly”.

Sa u përket filmave të shkurtër, ata janë shpërblyer me tri çmime. Juria në përbërje të publicistes Kimete Berisha, dramaturgut Naser Shatrolli e regjisorit Yll Berisha ka vlerësuar me Çmimin e tretë filmin ”Fahroozan” me regji të Mirabbas Khosravinezhad, me të dytin “Terrier” me regji të Ozan Mermer dhe me të parin “Maniera Greca” me regji të Kirineos Papadimatos.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...