”Depresioni i Athinës”,  dokumentari i metamorfozës greke

E Enjte, 30 August 2018 17:24

Një film i ri dokumentar e paraqet Athinën si simbol të Greqisë dhe Greqinë si simbol të krizës, jo vetëm të krizës ekonomike, por të të gjithë modelit të botës së zhvilluar perëndimore. Ky dokumentar do të shfaqet të mërkurën, më 5 shtator në ”Casa del Cinema” të Romës, dhe do të transmetohet një ditë më pas nga RAI3 si pjesë e programeve të mesnatës. Gjatë 10 viteve të fundit, Greqia është shndërruar në një laborator të madh social.

“Athens Blues” (”Depresioni i Athinës”) është një udhëtim në kërkim të shpirtit të vërtetë të vendit, një vend që nuk është vetëm djepi i qytetërimit perëndimor, por edhe një nyje mes Lindjes dhe Perëndimit.

Athina po ngrihet si një simbol, dhe ky simbol është bluzi, sepse zhanri muzikor i shtresës së margjinalizuar gjatë krizave të tjera më shumë se një shekull më parë, rebetiko, është muzika autentike e bluzit urban që po rikthehet në ditët moderne si kurrë më parë.

Qasja e filmit me stilin e raportimit gazetaresk është shoqëruar nga rrëfime të historive të ndryshme.

Disa nga anëtarët kryesorë të qeverisë së SYRIZA-s, partia në pushtet, bëjnë një retrospektivë të sfidave në këtë drejtim. Dokumentari paraqet sekuenca nga një përpjekje e vazhdueshme për t’u çliruar nga diktati i institucioneve.

Gjithashtu, takimet me figura të tjera të rëndësishme në fushën e letërsisë, muzikës dhe artit athinjot ofrojnë një pikëpamje joortodokse duke u fokusuar te thellësia e rrënjëve të kulturës së mijëvjeçarit si dhe aftësia e saj për të gjetur zgjidhje kreative për krizën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Politikë

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me deklaratën e turpshme të Edi Ramës, që tha se kriminelët le të vrasin njëri-tjetrin. Reagimi i deputetit: Kryekrimineli qe drejton qeverine u shpreh...

Shehu: Shëndetësia po rrënohet, asnjë shpresë për 2019

Politikë

Shehu: Shëndetësia po rrënohet, asnjë shpresë për 2019

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka denoncuar edhe një herë se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri është drejt kolapsit. Shehu shkruan se...

Adelina Tahiri shumë shpejt nënë për herë të dytë

Lifestyle

Adelina Tahiri shumë shpejt nënë për herë të dytë

Edhe përse është bërë nënë për herë të parë e një djali, Adelina Tahiri nuk ka hequr dorë nga muzika. Madje, do të rikthehet në tregun muzikor shqiptar më shpejt...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!