Telashe të reja për aktorin Depardieu, akuzohet për përdhunim nga një 22-vjeçare

Premte, 31 August 2018 11:59

Akuzat për ngacmime seksuale ndaj aktorëve s’kanë fund dhe prèja e radhës është bërë aktori francez, Gérard Depardieu. Sipas disa burimeve gjyqësore, ai është akuzuar për përdhunim dhe agresion seksual nga një aktore e re në moshë. Depardieu mohon kategorikisht të ketë bërë diçka të tillë, përmes avokatit të tij mbrojtës që ka folur për agjencinë e lajmeve “AFP”, transmeton tch.

Akuzat kundër 69-vjeçarit janë formalizuar përmes kallëzimit në polici nga një 22-vjeçare franceze gjatë së hënës, siç raportojnë mediet në Francë.

Depardieu është një nga aktorët më të shquar të Francës, teksa ka luajtur role në filma si “Cyrano de Bergerac” dhe “Jean de Florette”.

Shkeljet e pretenduara prej tij thuhet të kenë ndodhur këtë muaj, në një nga rezidencat e Depardieu në Paris. Aktorja, emri i së cilës nuk identifikohet, e dorëzoi kallëzimin në policinë e Lambescut, në jug të Francës, e pas kësaj çështja u kaloi prokurorëve në kryeqytet.

Akuzuesja e Depardieu është aktore dhe autore e cila ka pasur njohje me aktorin në fjalë përpara se të ndodhnin ngacmimet e pretenduara. Ajo “është tronditur” nga sulmet në fjalë, është cituar të ketë thënë agjenti i saj për medien franceze “BFMTV”. 

Avokati i Depardieu, Hervé Temime tha se është i bindur që klienti i tij do të shfajësohet në fund të hetimit. “Kam pasur një takim të gjatë me Depardieu dhe jam tërësisht i bindur se pafajësia e tij do të vërtetohet”, tha ai për radion “France Info”. Edhe aktori, sipas avokatit, është “tronditur” nga akuzat, që shkojnë kundër gjithçkaje “që ai respekton”.

Modifikuar më Premte, 31 August 2018 12:00

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vatikani pas takimit Meta- Papa Françesku: Shqipëria ti bashkohet BE

Aktualitet

Vatikani pas takimit Meta- Papa Françesku: Shqipëria ti bashkohet BE

Papa Francesco, priti në një takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së këtij të fundit në Vatikan. Biseda mes papës dhe presidentit Meta, u fokusua tek e...

Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës... shqiptarit i shkon keq “teatri”

Aktualitet

Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës... shqiptarit i shkon keq “teatri”

Një 39 vjeçar shqiptar ka inskenuar vetëvrasjen e tij në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e ish të dashurës italiane, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit.Media lokale bën me...

Nuk hap dyert për nxënësit, Bashkia Elbasan e jep me qira shkollën e Bradasheshit

Aktualitet

Nuk hap dyert për nxënësit, Bashkia Elbasan e jep me qira shkollën e Bradasheshit

Shkolla e mesme “Katundi i Ri” në Bradashesh të Elbasanit është ndërtuar në vitin 2013 me një investim të qeverisë shqiptare që kap vlerën 1.6 milionë lekë. Nga ajo kohë...