Kosovë - Malit të Zi, vjen bashkëprodhimi i parë kinematografik mes dy shteteve

Premte, 31 August 2018 17:06

“Skype”, filmi me regji të Isa Qosjes, tashmë ka marrë mbështetje edhe nga Qendra e Filmit të Malit të Zi.  Një gjë të tillë e ka bërë publike drejtori i QKK-së, Arben Zharku, i cili ka thënë se ky bashkëpunim, shënon njëherësh edhe bashkëprodhimin e parë mes dy shteteve.

“Qendra e Filmit e Malit te Zi e mbështetë projektin filmik te Isa Qosjes “Skype”. Ky edhe shenon bashkeprodhimin e pare ne mes te dy shteteve. Urime per te gjith ekipin!”, ka shkruar Zharku.

“Skype”, do të sjellë disa përralla për një vend dhe për njerëzit që jetojnë atje. Për Plavën dhe Gucinë…Por edhe për të gjithë ne. Në fakt regjisori ka folur me gjuhën dhe ndjenjat e njerëzve nga realiteti jetësor aty. Për hallet e tyre karshi shpërnguljes së pandalur në Amerikë. Në “Skype”, regjisori do të sjellë edhe shitblerjen e grave në të dy anët e kufirit dhe për tri gjenerata të humbura të femrës shqiptare, pikërisht si pasojë e emigrimit.

Kurse ky projekt është njëri nga filmat që ka mbledhë një kastë të aktorëve të shkëlqyer, duke përfshirë: Arta Dobroshi, Mirush Kabashi, Arben Bajraktaraj, Shkumbin Istrefi, Flonja Kodheli.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

​Lampard: Man Unitedi e ka një skuadër të mrekullueshme

Sport

​Lampard: Man Unitedi e ka një skuadër të mrekullueshme

Ish-mesfushori legjendar i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka bërë një skuadër të mrekullueshme, si dhe i ka cilësuar “Djajtë e kuq”...

Gazeta franceze: Ja harta e planit Thaçi-Vuçiç, kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Bota Shqiptare

Gazeta franceze: Ja harta e planit Thaçi-Vuçiç, kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Prestigjiozja franceze e referencës “Le Monde” i ka kushtuar një speciale të gjatë në rubrikën e saj “Gjeopolitikë” çështjes së ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Në shkrimin e...

Pse shqiptarët nuk kanë mundësi? Korrupsioni, edukimi dhe pamundësia për t`u marrë me politikë

Aktualitet

Pse shqiptarët nuk kanë mundësi? Korrupsioni, edukimi dhe pamundësia për t`u marrë me politikë

Progresi i shoqërisë shqiptare duket se është ndalur, dhe për këtë fajin e ka ekskluzivisht mungesa e mundësive, shanseve për të gjithë. Këto përfundime dalin nga indeksi i progresit social...