Poeteka “sjell” shkrimtaren Andrea Grill më pranë Shqipërisë

Premte, 31 August 2018 17:10

Krijimtaria e shkrimtares dhe përkthyeses austriake Andrea Grill vjen më pranë përmes kartolinave letrare, që POETEKA hodhi në qarkullim, shprehet Ambasada Austriake në Tiranë.

Edicioni i ri boton një pjesë nga tregimi i kësaj autoreje, titulluar “Hallë Lulja në Europë” (Tante Lulja in Europa), përkthyer nga Majlinda Cullha.

Po ashtu, sapo është hedhur në qarkullim seria e gjashtë të botimeve që promovojnë kulturën përmes kartolinave letrare. Ky publikim është pjesë e Programit “PoetryCard” 2018.

Nisma origjinale e ideuar dhe e realizuar nga POETEKA, që mbështetet nga Ambasada e Austrisë në Tiranë (Austrian Embassy Tirana) dhe nga partnerë të tjerë, si ADD Albania, Ama Caffè, Rauch Albania, ka gjetur përkrahje në mjediset ku kjo iniciativë ka mbërritur, duke u bërë e kërkuar në mjediset publike ku njerëzit takohen si dhe në mjedise universitare.

Nisma nxit njohjen përmes leximit të autorëve austriakë në Shqipëri, por edhe paraqet krijimtarinë e disa autorëve shqiptarë që jetojnë në Austri, që shkruajnë në gjuhën shqipe e në gjuhën gjermane, duke vijuar fenomenin e bilinguitetit në letrat shqipe.

Nga ana tjetër programi “Poetry Card – Nga Austria me dashuri – From Austria to Albania with Love 2018”, bën të njohur edhe punën e shkrimtarëve dhe përkthyesve shqiptarë që kanë sjellë në gjuhën shqipe këta autorë, mes të cilëve Arshi Pipa, Lindita Arapi, Admira Poçi, Oriona Kraja Zylja, Majlinda Çullhaj etj.

Pas suksesit me edicionet pararendëse të kartolinave letrare, ku u publikuan ballina e revistës “Fryma”, 1944, në të cilën u paraqit një poezi e Rainer Maria Rilke-s, përkthyer nga Ars, botimet vijuan me nobelisten austriake Elfriede Jelinek (2004), e më tej me me kartolinën e shkrimtarit dhe gazetarit të mirënjohur austriak, Joseph Roth, veshur me kostum tradicional shqiptar, me krijimrarinë poetike në dy gjuhë të shkrimtarit dhe përkthyesit Ilir Ferra dhe me esenë e artist austriak Christian Thanhäuser, kushtuar multikulturalizmit dhe arsyeve që e bëjnë të kthehet në Shqipëri.

Editioni i gjashtë i botimeve “Poetry Card – Nga Austria me dashuri – From Austria to Albania with Love “, përuron krijimtarinë e Andrea Grill përmes tregimit “Hallë Lulja në Europë” (Tante Lulja in Europa). Ky trgim, si edhe të tjerë nga krijimtaria e kësaj autoreje, që priten të botohen së shpejti në revistën “POETEKA”, janë përkthyer në shqip nga Majlinda Çullhaj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

27-vjeçari del nga rruga me automjet dhe gjen vdekjen

Aktualitet

27-vjeçari del nga rruga me automjet dhe gjen vdekjen

Ky mëngjes rezultoi tragjik për një të ri, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në fshatin Aranitas në Mallakastër. Rreth orës 08:15, 27-vjeçari me inicialet P.Z, me banim në...

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën

Lifestyle

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën

Duhanpirja dhe mungesa e veprimtarisë fizike janë shkatërruese për shëndetin. Por ka edhe një sërë mënyrash të tjera sesi po e shkurtojmë jetën tonë çdo ditë. Fakti që jemi mësuar...

Tiranë, biznesmeni dhunohet pranë banesës së tij tek Komuna e Parisit

Aktualitet

Tiranë, biznesmeni dhunohet pranë banesës së tij tek Komuna e Parisit

Persona të panjohur kanë dhunuar një biznesmen pranë banesës së tij në Komunën e Parisit, në Tiranë. Ngjarja mësohet se ëstë shënuar në mesnatë dhe biznesmnei është dërguar në spital me...