“Nderi i Kombit" Margarita Xhepa zbret në sheshin e xhirimit, rol te “Kodi i nderit”

Diel, 02 September 2018 09:09

“Kodi i nderit”, filmi i metrazhit të gjatë me skenar nga Valton Jakupi dhe Lirie Sahiti, e regji të Valton Jakupit, në muajin tetor nis xhirimet edhe në Kosovës. Pas disa ditë xhirimeve në Shqipëri tashmë ky film do të xhirohet edhe në Kosovë, me një kastë aktorësh të njohur për publikun shqipfolës.

Filmi flet për fëmijët jetim binjak, për jetën dhe vështirësitë e tyre në familje të papërgjegjshme.

Në rolet kryesore janë Dijart Sylejmani dhe Lorena Jakupi, ndërsa në rolet e tjera vijnë Margarita Xhepa, Xhevdet Doda, Adem Zhitopotoku, Anita Muriqi, Selam Jusufi, Sulejman Lokaj (i ndjerë) Blerim Hasani, Dafina Restelica, Leonit Maloku, Osman Tahiri, Rei Guri e shumë aktorë të tjerë.

“Skenat me aktorin e madhe Sylejman Lokaj janë kryer para disa muajve shkaku i gjendjes se tij shëndetësore, por për fat të keq që nuk është tashmë në mesin tonë starti i fillimit të filmit do të jetë pak më ndryshe. Por jemi krenar që është në filmin tonë ashtu siç do të jetë gjithmonë në zemrat tona”, ka thënë regjisori Valton Jakupi. Filmi është prodhim i kompanisë filmike International Film Europe në bashkëpunim me Movi Design dhe Theater Antika. Ass. Regjie do të jetë Anita Muriqi ndërsa xhirimet në Kosovë i janë besuar produksionit filmik Evolution Production nga Bujanoci me drejtor Jeton Ismailin. Filmi nis xhirimet më 3 tetor në fshatin Hodonoc të Komunës së Kamenicës.

40460844_491455124662714_2130920879717089280_n.jpg

Modifikuar më Diel, 02 September 2018 09:13

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Politikë

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh, janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar "Ndjekja". Në...

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Politikë

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj amendamenteve të ligjit për 'Teatrin' që mazhoranca miratoi gjatë ditës së djeshme. Ky akt, shkruan Nishani, e ka përdhosur përfundimisht parlamentarizmin dhe shtetin ligjor, pluralizimin...

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Aktualitet

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Dramat e shqiptarëve të cilëve iu është refuzuar azili në Gjermani vazhdojnë t ë shtohen. Pak ditë pasi një kryefamiljar shqiptar humbi jetën duke u hedhur nga një urë në...