Rakip Shabani: Kjo është Ministria e antikulturës, ka braktisur artistët

Hënë, 03 September 2018 09:23

Më shpejt takon kryeministrin e vendit sot se sa drejtorin e GKA

Artistët janë lënë në harresë dhe problemet janë në të gjitha fushat e artit. Piktori Rakip Shabani pohon se mungon stimuli për autorët në krijimtarinë e tyre në art.  Për piktorin e mirënjohur sot është e pafalshme, që artistët janë lënë të braktisur. Sipas tij edhe nëse shkon të takosh drejtorin e GKA për veprat e artit dhe krijimtarinë është shumë e vështirë. Piktori pohon se përgjegjësi për gjendjen e krijuar në art dhe kulturë ka Ministria e Kulturës, por dhe titullarët e institucioneve që nuk mbështesin krijuesit.  

 “Po ju tregoj një fakt ne kemi një rrugë, që quhet e Dëshmorëve të Kombit. Aty ke vetëm rrugë për biçikleta, por monumente të heronjve nuk ke. Po të shohësh gjithë ai shesh i madh ka lule, ka pemë, ka gjithçka por nuk ka vepër arti, ka vetëm Skënderbeun si vepër arti, që është vënë në kohën e socializmit, si dhe mozaikun te Muzeu Historik Kombëtar. Aty tek ai shesh mund të bëhet qebaptore, mund të bëhet restorant, por një vepër arti sheshi nuk ka. Kanë mbjellë pemë e vënë gura, por vepër arti nuk vendosin. Po ju them që ajo vepër arti e Skënderbeut në shesh e dini se sa kryetar bashkie ka ndërruar? Nga Bashkia e Tiranës si dhe Ministria e Kulturës sa i takon anës kulturore unë mendoj se kjo mungon. Në GKA në magazinë ka shumë vepra arti në skulpturë, që po kalben aty dhe duhet ti vendosin në shesh. Edhe unë vetë kam 24 vepra arti në pikturë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Unë bashkë me shokët e mi artistë e quajmë veten pronarë të GKA.

rakip_shabani_faqe_18-_intrevista_7_dhjetor.jpg

Mendoj se Galeria Kombëtare e Arteve nuk ka për detyrë të hapi ekspozita, por atë sallë të saj ajo ta përdorë për të ekspozuar punët, që mban më fondin e saj. Në botë nga eksperienca, që unë kam të gjitha bashkitë e kryeqyteteve kanë salla ekspozitash, por në Tiranë kjo mungon. Edhe pse ne kemi kërkuar sallë për Tiranën nuk bëhet. Pra më mirë sipas shtetit tonë të gjejnë një njeri nga Kosova dhe ta bëjnë drejtor të GKA dhe nuk gjejnë dot një artist ose një historian apo artdashës shqiptar, që të jetë në GKA. Unë vetë kam kërkuar ta takoj drejtorin e ri të Galerisë Kombëtare të Arteve, por nuk kam mundur. Madje më shpejt mendoj se takon kryeministrin e vendit sot se sa drejtorin e GKA, që është aty. Unë nuk e njoh drejtorin që është në GKA, por kam dashur ta takoj që të flas me të, ti them për veprat e artit, sepse unë dhe artistë të terë jemi pronarë të galerisë.

Më thoni çfarë i ka dhënë zonja ministre e Kulturës Mirela Kumbaro këtij kombi në art? Di gjë njeri që i ka dhënë kombit tonë zonja Kumbaro në art? Çfarë vepre i ka dhënë? Për mua një qenie njerëzore, që nuk bën vepër arti nuk ka se si ta dojë artin. Unë pyes, ne a kemi ministre Kulture? Unë nuk di të ketë. Unë se kam parë ndonjëherë në ekspozita, por të vijë dhe të kulturohet, sepse unë nuk dua gjë prej saj. Unë hap dy ekspozita në vit dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës nuk kanë ardhur. Ky është vlerësimi që kanë sot për artistët. Ministrja e Kulturës mund të jetë si njeri e mrekullueshme, por për punën që bën në ministri ka shumë probleme me politikat dhe veprimet që merren. Artistët sot nuk stimulohen në krijimtarinë e tyre, në artin pamor nuk ka asgjë. Ministria e Kulturës ka për detyrë t’i stimulojë artistët.

Ministria e Kulturës jo vetëm që nuk i ka stimuluar artistët për krijimtarinë e tyre, por unë se kam parë njëherë as në ekspozitë. Sot kujt i bie ndërmend, që kanë studio piktorët? Askujt. Koha e diktaturës, na jepte studio ne artistëve, na jepte leje krijimtarie, hapet ekspozita, çmime dhe dhurata, por ne kjo Ministri Kulture çfarë na jep si artistë? Asgjë. Ndaj e kam quajtur dhe vijoj me të njëjtin mendim Ministria e antikulturës. Nuk po them të vijë me patjetër ministrja në ekspozita, por është keq që asnjë nga përfaqësues të ministrisë nuk vijnë."

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...