Vdes pianisti i Nick Cave and the Bad Seeds

Tuesday, 04 September 2018 09:10

Conway Savage, pianisti për një kohë të gjatë i Nick Cave and the Bad Seeds, ka vdekur në moshën 58 vjeçare. Savage ishte diagnostifikuar me tumor të trurit në vitin 2017 dhe ka vdekur më 2 shtator, ashtu siç ka konfirmuar grupi në një deklaratë për media.

“Anëtari i Bad Seeds për gati 30 vjet, Conway ishte një fije anarkike në secilën performancë live të grupit. Ai ishte i dashur për të gjithë ne, anëtarët e grupit dhe fansat. Gjaknxehtë, me humor, sentimental, me zemër të madhe, i ëmbël, i drejtpërdrejtë, i sinqertë, i çiltër – ai kishte të gjithë këto cilësi por mbi të gjitha ‘kishte dhuratën e zërit të artë’, zë i fuqishëm dhe i ëmbël, i mbytur në muzikën soul”.

“Në një natë të dehur, në orën katër të mëngjesit, në barin e hotelit në Cologne, Conway u ul në piano dhe këndoi ‘Streets of Laredo’ për ne, me stilin e tij të ëmbël dhe melankolik duke bërë që bota të ndalet për një çast. Nuk kishte asnjë sy pa lotë në gjithë ambientin. Mirupashim Conway, nuk ka asnjë sy pa lotë, as sot”, thuhet në njoftimin e grupit.

Savage iu bashkangjit Bad Seeds në vitin 1990 derisa performanca e tij e fundit e inçizuar me grupin ishte për albumin e vitit 2013 “Push the Sky Away”, pasi ai nuk ishte pjesë e albumit të vitit 2016, “Skeleton Tree”.

Savage kishte lindur më 27 korrik në vitin 1960 në Victoria të Australisë. Ai filloi të luajë në piano kur ishte tinejxher, në pubin që ishte i prindërve të tij.

Nga viti 1980-81 ai performoi me bateristin Jim White në grupin “Happy Orphans”. Para se t’i bashkohej Bad Seeds, Savage ishte pjesë e Feral Dinosaurs (bashkë me White), Dust on the Bible dhe Dave Last dhe the Legendary Boy Kings.

Pasi u bë pjesë e Bad Seeds, Savage publikoi një numër të albumeve solo dhe bashkëpunoi me disa artistë australianë si Go-Betweens’ Robert Forster.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Aktualitet

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në zonën e Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas...

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Politikë

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Kreu i Grupit Parlamentar të  LSI-së Petrit Vasili është shprehur së fundmi se amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen. “Rilindja me votimin idiot per amendimin e ligjit ne...

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Aktualitet

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja...