“Darka e lamtumirës” çel sezonin artistik në “Skampa”

Tuesday, 04 September 2018 09:15

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" me shfaqjen teatrore “Darka e lamtumirës” dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Me këtë vepër franceze, një nga komeditë e vlerësuara nga publiku Teatri Eksperimental çel sezonin artistik në muajin shtator. Regjisori Kiço Londo bën me dije se "Darka e lamtumirës" vjen në datat 6 -7 shtator ora 19:00 në teatrit “Skampa” Elbasan. “Ne me komedinë franceze “Darka e lamtumirës” çelim sezonin artistik. Një komedi brilante”, pohon regjisori Londo. "Darka e lamtumirës" komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere më herët ka qenë dhe në sallën Moliere në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” apo dhe në skena të teatrove të tjerë. Po kjo komedi është zgjedhur dhe si përfaqësimi i këtij tetari më datë 8 shtator në festivalin “Kokofest” në qytetin e Korçës. Festivali ka disa ditë që ka nisur dhe është një garë ku janë në konkurrim trupa të ndryshme teatrore, nuk mungojnë edhe artistët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia me shfaqjet e tyre në skenë. Me regji nga Kiço Londo, në rolet kryesorë interpretojnë aktorët Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj.  “Darka e lamtumirës" komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patel është pjesë e projektit “Teatri i Rajoneve”, që synon të çojë shfaqjet pranë publikut. Projekti që sjell në skenë vetëm dramaturgjinë bashkëkohore franceze ka rezultuar me sukses deri tani. Premiera e parë e teatrit të rajoneve ka qenë komedia franceze “Boeing Boeing”, që gjithashtu vijoi në disa skena të teatrove në vend. Ndërkaq që për dy net me radhë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan publiku do të shikojë si shfaqje të parë të sezonit artistik komedinë franceze, që është duartrokitur nga publiku më parë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Globi

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Presidenti Donald Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të deklasifikojë një sërë dokumentesh që lidhen me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...