Jack O’Connell zgjedhet aktori më i mirë me filmin kosovaro-britanik “Home”

Tuesday, 04 September 2018 14:47

Aktori Jack O’Connell është shpërblyer si aktori më i mirë, në Festivalin e Filmave të Shkurtë të Budapestit (BUSHO), për rolin e tij në filmin “Home”, shkruan KultPlus.

Filmit “Home” është ko-produksion i “DokuFest”-it në Kosovë dhe kompanive britanike BlackSheep dhe SomeSuch Films. Fimi “Home” me skenar dhe regji të Daniel Mulloy sjellë jetën e qetë të një familje britanike e cila për 20 minuta sa zgjat filmi, bëhet e rrezikshme dhe e paparashikueshme.

Jack O’Connell dhe Holliday Grainger të cilët kanë rolin kryesor marrin dy vajzat e tyre dhe kalojnë kufirin në mënyrë ilegale për të shkuar në një zonë lufte ku nuk dihet se çfarë do të ju ndodhë. Ata janë gjatë gjithë kohës duke u munduar që të qëndrojnë të gjallë pasi që familjes së tyre përveç që i duhet që të jetojë nëpër kampe më refugjatët e tjerë, të sigurojë vetë ushqim u duhet të kalojnë rrugë të gjata në këmbë duke mbajtur fëmijët në krahë. Familja e tyre përballet edhe me trafikantët të cilët i vendosin në bagazhe të veturës dhe të ndarë nga njëri-tjetri për të kaluar kufirin ilegalisht.

Filmi Kosovaro-Britanik “Home” është fitues edhe në BAFTA. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit dhe Arteve Televizive (BAFTA), filmi kosovaro-britanik “Home” u shpall më i miri në kategorinë e filmave të shkurtër.

Festivali për Filma të Shkurtë në Budapest, BUSHO, në vitin 2004 nga një grup regjisorësh të ri hungarezë të cilët si qëllim patën që të mbushnin boshllëkun për filma të shkurtë që ekzistonte në kategorinë e filmave të shkurtër. Por, më kalimin e viteve ky festival arrit më shumë. Festivali arriti që të njihet ndërkombëtarisht që në edicionin e 3-të, në vitin 2007 kur u shfaqen filma të shkurtër nga 47 vende të ndryshme të botës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!