Opera “Katër i Radës” në teatrin “Migjeni”, më 10 shtator në Tiranë

E mërkurë, 05 September 2018 10:42

Një anije e vogël shqiptare, e tejmbushur me burra, gra e fëmijë, fundoset në mars të vitit 1997 pranë brigjeve italiane. Katër i Radës është përpjekja, nëpërmjet muzikës, për të çliruar universin njerëzor të atyre që përjetuan njërën nga shumë tragjeditë e Mesdheut. Shkrimtari Alessandro Leogrande, i mirënjohur në Italinë fqinje si shkrimtar “rebel” që ngrihet kundër sistemit dhe shtetit të vet, kur shikon se ai, pra shteti i tij, është i padrejtë qoftë edhe me të huajt, i ngacmuar fuqishëm nga tragjedia e Marsit të vitit 1997, e mbiquajtur si tragjedia e Otrantos, u ul e shkruajti një dramë me titull “Katër i Radës”- “Il Nauragio”. Leogrande ka shkruar disa libra, madje edhe një libër për refugjatët afrikanë etj. Në libretin e tij autori Alessandro Leogrande shkruan se “Katër i Radës” nuk është veç një operë e kujtesës. “Është një përpjekje, që përmes muzikës, të shkarkohet universi i njeriut i cili shkoi për të takuar një nga shumë tragjeditë e Mesdheut: atë të një anijeje të vogël të stërmbushur me burra, gra dhe fëmijë, që u fundos, në mars të vitit 1997 në bregdet të Italisë”, shprehet Alessandro Leogrande në libretin e tij. Sipas tij, në aktin e vetëm bëhen bashkë të mbyturit e të shpëtuarit, ata që mbijetuan e ata që humbën, zërat e mendimet e tyre e, mbi të gjitha, udhëtimi i tyre drejt errësirës, plot ankth e dëshira të pakta, ëndrra e frikëra, përhumbje, shfaqje, përkujtime të papritura.

Opera-2.jpg

Vepra që është me muzikë nga Admir Shkurtaj ka bërë bashkë për realizimin e saj artistët shqiptarë, por dhe ata italianë. Kjo vepër është e fortë për mesazhet që përcjell, dhe në datën 6 qershor do të jetë në teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Më datë 8 shtator në Prishtinë dhe më datë 10 vjen për publikun në Tiranë. Me këtë tur kjo vepër pritet të jetë një nga momentet më të veçanta të këtij sezoni artistik që ka nisur, ku do të vijojë jo vetëm në Shqipëri për publikun në Shkodër dhe Tiranë, por ndalesën do ta ketë dhe në një mbrëmje në Prishtinë. Muzika nga Admir Shkurtaj dhe libreti Alessandro Leogrande (marrë nga romani -reportazh “Fundosja e Anijes”, Feltrinelli 2011). Vepra vjen në skenë me regji nga Salvatore Tramacere nën drejtimin e artistit Admir Shkurtaj. Kjo vepër është  prodhuar nga Cantieri Teatrali Koreja, Leçe. Drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka në qytetin e Shkodrës pohon se është një moment i veçantë, që kjo vepër mbërrin në këtë teatër për publikun, ku hyrja do të jetë falas. “Ne vijojmë jo vetëm me shfaqjet tona por dhe me aktivitete të tjera. Opera “Kater i Radës” është mbrëmjen e  datës 6 qershor në teatrin “Migjeni”. Një bashkëpunim që ne e kemi pritur dhe mjaft i mirë. Kujtoj që kur kam dëgjuar më parë muzikën e luajtur nga Admir Shkurtaj jam mrekulluar. Edhe me këtë vepër besoj do të përcillet shumë për publikun, një vepër që ka historinë e saj brenda. Pas Shkodrës ajo do të vijojë si opera dhe në qytete të tjera”, tregon mes të tjerave drejtoresha e teatrit “Migjeni” të Shkodrës që nesër në mbrëmje pret operën “Katër i Radës”.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjimnazistët e Beratit në protestë, përkrahin studentët

Aktualitet

Gjimnazistët e Beratit në protestë, përkrahin studentët

Gjimnazistët në Berat janë ngritur në protesta në përkrahje të studentëve. Nxënësit e gjimnazit 'Kristaq Capo' nuk u futën në mësim dhe dolën në sheshin qëndror të qytetit për të protestuar...

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një...

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Lifestyle

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!