Eda Zari me koncert në Sarajevë, për të shpëtuar lumenjtë

E mërkurë, 05 September 2018 10:46

Artistë të njohur nga Ballkani ngrenë zërin për të shpëtuar lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Përmes një koncerti këta artistë do të ‘protestojnë’ për mbrojtjen e lumenjve. Në mesin e artistëve pjesëmarrës në këtë koncert është edhe artistja shqiptare Eda Zari.

Zari do të jetë e pranishme atje për të performuar para publikut, por me sa duket disa kolegë të saj nga Kosova nuk kanë mundësi të jenë prezent, kjo shkaku i vizave.

Kjo gjë e ka acaruar artisten e cila është shprehur se si është e mundur që në shekullin 21 ende u nevojiten vizat kosovarëve coftë për të dalë edhe tek fqinjët, si në këtë rast në Sarajevë.

“Eshte nje cmenduri e pa arsyetueshme. Ne shek 21 kolegeve te mi nga Prishtina per te promovuar vlera artistike muzikale jashte vendit ende u nevoitet vize (turp e mekat, nevoitet vize per te dale qofte dhe deri tek fqinjet ne Sarajevo) te perballet, dhe te perballemi duke diskutuar ne nivele diskriminuese. Kur do marre fund ky poshterim?!”, ka shkruar Zari në Facebook.

Artistët tjerë pjesëmarrës në këtë koncert janë: Rambo Amadeus, Damir Imamovic, Tamara Obrovac dhe DJ Ismar.

Koncerti do të mbahet më datë 29 shtator në Sarajevë dhe organizatorët bëjnë thirrje: Ejani dhe kërceni me ne për lumenjtë e lirë!

40684371_1103070903184630_4228789134233174016_o-768x402.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

I hodhën granatë në lokal, zbulohen pamjet dhe e kaluara e errët e pronarit shqiptar

Aktualitet

I hodhën granatë në lokal, zbulohen pamjet dhe e kaluara e errët e pronarit shqiptar

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, një lokal në lagjen “Partizani” në Elbasan u sulmua me një granatë. Në momentin kur granata është hedhur nga persona ende...

Dalin emrat e 12 personave më të kërkuar në Gjirokastër (FOTO)

Aktualitet

Dalin emrat e 12 personave më të kërkuar në Gjirokastër (FOTO)

Edhe ditën e sotme, Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e personave më të kërkuar për qarkun e Gjirokastrës. “Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia...

Arratisja e Gruevskit përmes Shqipërisë, reagon Ministria e Brendshme e Malit të Zi

Bota Shqiptare

Arratisja e Gruevskit përmes Shqipërisë, reagon Ministria e Brendshme e Malit të Zi

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me kalimin e “fshehtë” të ish-kryeministrit Nikola Gruevski nga Maqedonia drejt Shqipërisë, e më tutje drejt Malit të Zi. Pas reagimit të palës shqiptare...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!