“Tallja e Krishtit”, filmi maqedonas që i paraqet shqiptarët vrasës e përdhunues

E mërkurë, 05 September 2018 16:55

Një prodhim i fundit kinematografik nga Agjencia e Filmit e Maqedonisë ka shkaktuar reagime të ashpra në radhët e shqiptarëve. Filmi kontravers me titull “Mocking of Christ” , në shqip "Tallja me Krishtin" trajton konfliktin e armatosur ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në 2001.

Në filmin e financuar me paratë publike, ushtarët e UÇK-së prezantohen si vrasës dhe përdhunues të civilëve maqedonas. Kjo solli një valë reagimesh, nga përfaqësues të institucioneve por edhe ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët kërkuan tërheqjen e filmit dhe hetim mbi këtë çështje.

Jashtë këtij debati nuk mbeti as kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Në reagimin e tij të parë disa ditë pas daljes së filmit, Zaev doli me akuza të rënda, duke thënë se paratë e buxhetit janë shpenzuar për qëllime politike nga Agjencia e Filmit, e cila ka qenë vegël e pushtetit të kaluar në mbjelljen e urrejtjes ndëretnike. Ai e cilësoi të politizuar Agjencinë dhe bordin drejtues të saj, por garantoi se këto veprime do të marrin fund, duke iu dhënë detyrë konkrete ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë se re që të ndalin aktivitete të tilla nxitëse dhe të paligjshme.

Zoran Zaev: E di që ajo që është e financuar nga fondi i Filmit në vitin 2015 është absolutisht me prapavijë politike. Gjithçka që është financuar nga qeveria e kaluar në frymën e asaj politike dhe dhënien e një ambienti të panevojshëm për Maqedoninë gjatë gjithë kësaj periudhe dhe të gjitha ata porosi që shpërndajnë urrejtje dhe që përcjellin ndjenja të pa këndshme unë mundem vetëm t’i dënoj dhe nuk mund ta kthejmë kohën mbas, por e di që i dhashë detyrë ministrit të Kulturës të bisedojë me drejtorin e Fondit të Filmit që t’i pengojnë dhe t’i ndalojnë në mënyrë ligjore të gjitha aktivitetet e tilla që promovojnë veprime të tilla.

Ish-sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudun Shehapi, gjatë kohës së të cilit ndodhi skandali me filmin në fjalë, i kontaktuar nga Alsat thotë se nuk ka qenë në dijeni të këtij keqpërdorimi, duke insistuar se filmi ka kaluar në mënyrë të fshehtë në filtrat përzgjedhës. Në një postim në Facebook, Shehapi theksonte:

Behixhudun Shehapi: "Personalisht, për herë të parë dëgjoj për këtë film, ku ofendohen shqiptarët dhe vlerat e UÇK-së. Por dihet se si ka funksionuar ai sistem. Ka qenë një periudhë, kur shumë projekte janë fshehur nga shqiptarët dhe kjo ka qenë e mundur veçanërisht në subjektet e mëvetësishme, siç është Agjencia e Filmit, e cila është e pavarur, ku nuk kemi pasur qasje se çfarë dhe si punohet atje. Unë, personalisht, e dënoj këtë projekt filmik të kësaj agjencie dhe kërkoj urgjentisht që, ata që e kanë prodhuar dhe lejuar këtë projekt të përgjigjen. Ndërkaq, sa i përket filmit, ai patjetër të hiqet nga emetimi në publik".

Filmi nuk ishte mbështetur nga recensentët fillimisht, por mbetet e paqartë mënyra se si kaloi filtrin final për t’u realizuar. Ofendimet në film janë dënuar edhe nga aktori dhe producenti Refet Abazi, I cili thotë se edhe aktorët duhet të mbajnë përgjegjësi, veçanërisht për një projekt të tillë i financuar me para nga buxheti i shtetit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Lëkura e shegës një produkt i veçantë bukurie

Lifestyle

Lëkura e shegës një produkt i veçantë bukurie

Shegët nuk janë vetëm për t’u konsumuar, por mund të përdoren edhe si produkt bukurie. Më poshtë keni të listuar disa përdorime të lëkurës së shegës për kujdesin ndaj flokëve, lëkurës...

Mehmetaj: Plani ynë për të larguar Ramën dhe qeverinë e krimit

Politikë

Mehmetaj: Plani ynë për të larguar Ramën dhe qeverinë e krimit

 ‘Platforma e opozitës së bashkuar, përmban brenda saj alternativat për të larguar Ramën dhe qeverinë e bandave’, kështu deklaroi në studion e lajmeve të Syri.net, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. E...

Deputeti demokrat kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak: Mos lejoni ndërtimin e HEC-eve

Aktualitet

Deputeti demokrat kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak: Mos lejoni ndërtimin e HEC-eve

Deputeti demokrat i Shkodrës Romeo Gurakuqi i ka bërë një kërkesë publike anëtarëve të Këshillit Bashkiak që të mos lejojnë ndërtimin e dy HEC-eve në Malësinë e Madhe. HEC-et, me...