Tjetër çmim për Agim Sulajn vlerësohet në bienalen ndërkombëtare të Portugalisë

E Enjte, 06 September 2018 11:43

Artisi i njohur shqiptar Agim Sulaj fiton çmimin e dytë në bienalen ndërkombëtare të humorit e karikaturës në Espinhal të Portugalisë. Tema e këtij viti ishte “Cikli i jetës”. Mbi 1160 punime nga 78 vende të botës, 450 artistë ilustruan me humor dhe satirë temën e kësaj bienaleje të 6 të humorit. Drejtori artistik Osvaldo Macedo de Sousa në fjalën e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vuri në dukje vlerësimin dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në qendrën e kulturës në Esphinal. Pjesëmarrës dhe i vlerësuar në këtë aktivitet ndërkombëtar, që mblodhi artistë nga shtete të ndryshme, artisti Agim Sulaj vlerëson jo pak këtë prezantim në Spanjë. “Vepra ime prezanton një fëmijë, që nis me kuriozitet një varkë imagjinare dhe kthehet i thinjur drejt fundit me nervin e ikjes. Jam bërë si i shtëpisë në këtë bienale, pasi kam fituar gjithmonë çmime të para e të dyta, që nga fillesa e saj 8 vjet më parë. I njoh dhe më njohin të gjithë. Një falenderim i veçante i shkon bashkisë së qytetit si dhe zonjës Paula Guimaraes, sponsor i bienaleve, të cilat përcjellin mbiemrin e familjes së saj Luis d’Oliveira Guimaraes”, tregon artisti Agim Sulaj. Të ftuar nga Lisbona dhe Coimbra, Porto dhe qytete të tjera vlerësuan këtë bienale dhe mesazhin e arritur nëpërmjet humorit dhe filozofisë së tij. Agim Sulaj që 19 vjeç fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humorizmi të organizuar nga "Hosteni". Në vitin 1985 diplomohet në Universiteti i Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon te "Hosteni (revistë)", e vetmja revistë satirike kohës, për aq satirë që mund të bëhej asokohe. Trajton gjithnjë tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet etj. Në vitin 1990 shkon në Ankara të Turqisë me veprën tij "Valixhja e emigrantit" punim i vitit 1989, dhe fiton çmimin special në "Aydin Dogan International Cartoon Competition". Në vitet ‘90 merr rrugën e mërgimit dhe vendos të shkojë në provincën e Riminit. Edhe sot e kësaj dite trajton temat shoqërore në punimet e tij. Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë,Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg.

40560600_10214542421025756_4276480159030181888_n.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!