Frederik Stamati: Muzeu është një sallë gjigande reaminacioni, puntorët janë të pakualifikuar

Premte, 07 September 2018 15:21

 Muzetë në vend janë mes shumë problemeve. Jo vetëm të kushteve që duhet për objektet e ekspozuara, por nuk janë bërë dhe të tjera investime, duke sjell një gjendje që rrezikon jo pak për objektet. Restauratori Frederik Stamati pohon se në muze ka objekte që janë vënë në pavione dhe si gjërat e vjetra në tregje, dhe kjo nuk është e drejtë Sipas tij, teknikisht muzeu është një makinë vigane, që funksionon për të konservuar materialet që ka në koleksionet e veta. Mungesa e klimës vijon të jetë problem në muze të ndryshëm, duke bërë që të shtohet dhe rreziku për objektet, por sipas restauratorit Frederik Stamati nëse muzeu nuk do të këtë teknologjinë përkatëse të konservimit nuk do të realizojë detyrën e vet në këtë drejtim dhe do të vijë koha, që objektet do të zhduken.

 “Çështja më problematike në vendin tonë është konceptimi se pa shkencë nuk mund të ketë trashëgimi. Bëji muzeumet të bukur sa të duash. Duhet teknologjia e trashëgimisë, që është kimi dhe fizikë. Pikërisht kjo është thembra e Akilit në trashëgiminë tonë. Ne nuk kemi përgatitje serioze të punonjësve të konservimit. Kjo përgatitje bëhet në universitet dhe jo me kurse një javore, apo kurse një mujore të njerëzve, që nuk e njohin kiminë. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, që nuk i përgatit specialistët e konservimit muzeal në universitet. Pasojat dihen. Kur të kemi kuadro të përgatitur shkencërisht për këtë punë, atëherë do të kemi edhe një zë të fuqishëm. Çështja është mjaft komplekse. Psh, tek ne me ndriçimin merret elektricisti. Për llojin e ndriçimit që të mos dëmtojë objektet dhe të mos deformojë ngjyrat në botë merret inxhinieri elektrik, fizikani, apo kimisti. Del ndonjë vizitor e bërtet se nuk ka ndriçim të mirë në muze dhe o burra shto llambat, pra shto prishjen. Nuk bëhen kështu këto punë. Madje edhe i gjithë personeli i muzeumit duhet t'i nënshtrohet kurseve speciale të konservimit, që të mos bëjnë gabime.

Është folur për një rikonceptim të Muzeut Historik Kombëtar. Ka nevojë për një rikonceptim. Është e domosdoshme. Në vitin 1981 u bë më e mira e kohës. Kanë kaluar afro 40 vjet, kanë avancuar teknologjitë e ekspozimit, që e bëjnë më tërheqës dhe më komunikues një muze, por edhe që sigurojnë konservimin e objekteve, duke shmangur prishjen. Gjithashtu sot kemi në dispozicion më shumë objekte nga arkeologjia, etnografia dhe historia, që e pasurojnë muzeun, nëse do të ekspozohen. Ka shumë për të bërë në këtë drejtim, ka shumë mendime, shumë koncepte që duhet të futen në punën e muzeut, jo vetëm për ta bërë efektiv në rolin edukues, por që edhe të sigurojnë konservimin e objekteve. Në këtë pikë nuk duhet të jemi mohues, sepse në atë muze u ekspozuan objektet më të mirë, që kishim nga arkeologjia. Gjithashtu teknologjia e konservimit nuk ishte e keqe. Xhamat janë me filtra ndaj rrezatimit ultraviolet dhe janë brenda parametrave që rekomandon literatura. Muzeu kishte furnizim pa ndërprerje me ajër të kondicionuar, me temperaturë dhe lagështi relative të kontrolluar, me filtrim nga pluhurat, etj, por këto u nxorën jashtë funksionit pas vitit 1991. Unë i kam parashtruar me shkrim Ministrisë së Kulturës mendimet e mia lidhur me këtë pikë.

Për ata që nuk e dinë, muzeu është një ndërtesë dhe aq. Jo! Teknikisht muzeu është një makinë vigane, që funksionon për të konservuar materialet që ka në koleksionet e veta. Ndryshe mund të thuhet edhe se muzeu është një sallë gjigande reaminacioni. Kush nuk e di këtë nuk mund të punojë në një muze, që ka përgjegjësi historike përpara vendit të vet. Kjo duhet ditur nga i gjithë zinxhiri i punonjësve të këtij profili, duke filluar që nga ministria përkatëse. Nëse muzeu nuk do të këtë teknologjinë përkatëse të konservimit nuk do të realizojë detyrën e vet në këtë drejtim dhe do të vijë koha, që objektet do të zhduken. Dhe fatkeqësisht kemi raste të tilla.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...