“Finalja e Champions League do të zhvillohet në New York”

Tuesday, 11 September 2018 17:02

Finale e kampionatit më të rëndësishëm të futbollit për klube në Europë, “Champions League”, në një të ardhme mund t’i luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Efekti marketingut dhe disa para me shumë janë arsye të cilat mund të bindin që kjo ide të bëhet realitet. Që diçka e tillë ka mjaft gjasa të ndodhë këtë pohon edhe shefi i kompanisë televizive spanjolle “Mediapro”, Jaume Roures. Në një intervistë për “Cadena Cope” ai u shpreh:

“Prej kohësh ka bisedime rreth mundësisë për zhvillimin e finales së Champions League në New York, në të ardhmen”.

Para një viti ka qenë vetë kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin që nuk e ka përjashtuar një hipotezë të tillë.

“Të shkosh nga Portugalia në Azerbajxhan është thuajse njëlloj si të shkosh në Neë York. Ndaj ky nuk është ndonjë problem për tifozët, është një turne europian dhe duhet ta mendojmë këtë hipotezë,”-tha sllovaku që do kandidojë sërish për të qëndruar në krye të institucionit më të lartë të futbollit për klube.

Finalja e këtij sezoni në Champions League do të zhvillohet në stadiumin “Ëanda Metropolitano”, të Atletico Madrid, ndërsa finalja e vitit 2020 do zhvillohet “Ataturk Olympic Stadium” në Stamboll.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Makina shpërthen në flakë, ja ku ka ndodhur

Aktualitet

Makina shpërthen në flakë, ja ku ka ndodhur

Një automjet u përfshi nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen "Partizani" dhe sipas policisë makina ishte e parkuar në momentin kur u dogj. "Gjatë natës në lagjen...

Tani do të hani më shumë, mësoni të vërtetat që nuk i keni ditur për makaronat

Shëndeti

Tani do të hani më shumë, mësoni të vërtetat që nuk i keni ditur për makaronat

Janë të paktën 10 legjenda ato që nuk i paskemi ditur deri tani për makaronat – pjatën më të preferuar të italianëve. Aidepi, Lidhja e Industrive të Ëmbëlsirave dhe të Pastës...

Çfarë i bën gjoksit Oriola Marashi, 'bombat' e saj rriten dita-ditës

Show-biz

Çfarë i bën gjoksit Oriola Marashi, 'bombat' e saj rriten dita-ditës

Oriola Maashi ka qëlluar sërish në shenjë me postimin e saj.  Ajo ja ka dalë të tërheqë vëmendjen. Një set i ri fotografik e ka sjellë atë sërish bune dhe mjaft të freskët...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!