Genti Kame: Nëse duam të rilindim një vend, duhet ta rilindim nga arti dhe kultura jo nga fasadat

E mërkurë, 10 October 2018 16:38

Drama “Terror” premierë në skenën teatrore për publikun. Vepra e autorit gjerman Ferdinand Von Shirach me regji nga Gëzim Kame ka bërë bashkë një kastë të njohur aktorësh në skenë. Producenti Genti Kame tregon se drama e autorit gjerman me profesion jurist vjen në skenën shqiptare, pasi është shfaqur në mbi 80 teatro në botë. Në shfaqje interpretojnë një kastë aktorësh të njohur, si Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj,Yllka Mujo dhe Astrit Hasani. Në intervistë për median producenti dhe aktori Genti Kame ndalet dhe në zhvillimet e jetës artistike. Sipas tij buxhetet janë të ulëta dhe kjo ndikon në realizimin e shfaqjeve në teatër por dhe në filmat shqiptarë .

“Realiteti artistik në Shqipëri është i lidhur me jetën e përditshme. Në fushën e teatrit ka lëvizje, ka shumë talente dhe njerëz që kanë gjëra për të thënë dhe bërë, por arti është i varur nga ekonomia dhe politika. Arti në radhë të parë është biznes, është një industri. Një industri, e cila në një vend ku industritë e tjera nuk janë të zhvilluar, ku nuk ka para, ku nuk ka fonde është shumë e vështirë që të krijohet në mënyrën e duhur. Duhet që arti dhe kultura të jenë të lidhur bashkërisht me zhvillimin e përgjithshëm të një vendi. Nuk mund të shkojnë veç e veç. Artistët dhe aktorët sado krijues mund të jenë me këto rroga paguhen, me këto çmime dhe me këtë nivel ekonomie përballen çdo ditë. Pra edhe produksioni i tyre varet nga ekonomia e përditshme. Nuk janë njerëz me status të veçantë”.

Sipas Kames, “buxhetet janë shumë të pakta. Ka shumë pak salla teatri dhe kinemaje, shumë pak para për të bërë shoë siç e bën gjithë bota, që veprat artistike shqiptare të shiten edhe jashtë. Nëse ti nuk ke nivelin teknik, nëse ti gysmën e produksionit të një filmi do të duhet ta marrësh nga jashtë atëherë të shkon kosto pothuajse sa atje. Me çmimet vendase është e pamundur të jesh konkurrues jashtë. I njëjti problem dhe me teatrin. Niveli ekonomik është aq i ulët sa shumica e familjeve e kanë të vështirë, që ti përballojnë 3-4 bileta një natë në teatër dhe kinema, të jemi realistë. Në këto kushte duhet të ulësh çmimin e teatrit, por me çfarë do të paguash aktorët? Një aktor, një artist ka një punë një vjeçare sepse punon në shtëpi, shkruan, dhe është një punë që nuk i paguhet. Artisti me këto para jeton dhe janë shumë të pakta”.

Se si dilet nga kjo situateë producenti dhe aktori Genti Kame thote se “Po të marrim buxhetet e teatrit dhe filmit janë shumë të ulëta. Nuk mundet të konkurrosh jashtë. Për kinemanë shqiptare mund të bësh ndonjë film që ngelen në nivelin e festivaleve, por nuk mund të shiten, e kanë shumë të vështirë të shiten jashtë. Tregu shqiptar është 3 milionë banorë, por nuk e mban një prodhim. Kërkon buxhete nga shteti ose do një rivitalizim, do ligje për sponsorizimin, do ulje taksash për prodhimet artistike apo të hiqen fare, që të rivitalizohet pak. Kush thotë teatër dhe kulturë ka thënë shkollim, ka thënë dije, më shumë spektatorë në teatër më pak njerëz në burg. Nëse duam të rilindim një vend duhet ta rilindim nga arti dhe kultura jo nga fasadat. Një vend i varfër ka teatër dhe kinemanë të varfër. Duhet një zhvillim i përgjithshëm. Nuk mund të mbahet arti dhe kultura nga e përgjithshmja e Shqipërisë. Është një industri e pazhvilluar si të gjitha industritë e tjera të pazhvilluara, edhe është një industri në krizë”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Politikë

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Demokratët kanë nis organizimin kudo që janë jashtë apo brenda Shqipërisë për të dhënë më të mirën për vendin, për të dhënë alternativën, për t’u organizuar dita-ditës më objektivin e...

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Aktualitet

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Mbi 100 ton me mbetje urbane shkarkohen në një ditë në fushën e plehrave të Fierit në lagjen Sheq.Banesat me malin e mbetjeve janë shumë pranë. Kjo fushë nuk është...

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Politikë

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, thekson se Rama do të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend, në mënyrë që të gjitha paratë e shqiptarëve t’ia marrë BastArena, kompania sportive...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!