Poetët në zi, shuhet në heshtje Fatos Arapi

E Enjte, 11 October 2018 16:13

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjecare shkrimtari i njohur Fatos Arapi. Lajmi është bërë i ditur nga familja e shkrimtarit, ndërsa ceremonia e varrimit do bëhet në varrezat e Sharrës në Tiranë.  Poeti kishte kohë që jetonte vitet e fundit në heshtje. Heshtja thyhej nga ndonjë botim  poetic, ose në faqe gazetash. Në homazh dhe nderim kushtuar peotit Fatos Arapi, i cili u nda nga jeta në moshën 88- vjeçare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, çeli më datë 11 tetor ekspozitën “Homazh Fatos Arapit” (1930-2018). 

Krijimtaria e botuar e Fatos Arapit zë fill në vitin 1962 me botimin e vëllimit të parë poetik “Shtigje poetike”, për të vijuar më pas me një sërë vëllimesh poetike, tregime e novela dhe romane. E shtrirë në kohë, e larmishme për nga gjinitë dhe llojet letrare të lëvruara, e pasur dhe origjinale, krijimtaria e tij rreth 50-vjeçare përfshin : “Poema dhe vjersha” (1966); “Ritme të hekurta : vjersha dhe poema” (1968); “Patat e egra : novelë” (1970); “Dhjetori i shqetësuar : roman” (1970); “Kaltërsira” (1971); “Dikush më buzëqeshte : novelë” (1972); “Drejt qindra shekujsh shkojmë : poema e vjersha” (1977); “Poezi” (1974); “Shokët : roman” (1977);  “Fatet” (1979);  “Deti në mes : roman” (1986); “Këngë të moçme shqiptare : studime” (1986), ribotuar edhe në vitin 2007; “Fjalë për poezinë : studime dhe artikuj” (1987) apo “Duke dalë prej ëndrrës... : poezi” (1989). Për të vijuar më pas me “Dafina nën shi” (1991); “Ku shkoni ju statuja... : poezi” (1990)”;  “Ne, pikëllimi i dritave : poezi” (1993); “Unë vdiqa në brigjet e Jonit” (1993); “Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike” (1996); “Ancient Albanian songs : studies”(1996); “In-tenebris... : poezi” (1996); “Më vjen keq për Jagon : poezi” (1994); “Gloria victis : poezi” (1997);  “Kujtohem që jam” (1997); “Më duhet një gjysmë ëndrre : poezi” (1999); “Kush ishte Vllas Arapi” (2000); “Cipa e dëborës : novela” ( 2000);  “Gjeniu me kokë të prerë” (2000); “Vëllezër hamletë : poezi” (2001); “Antologji personale” (2001); “Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike” (2001); “Nuk shitet shpirti në tetor : novela” (2002); “Eklipsi i ëndrës” (2002); “Ah, sikur të isha një përrallë : poezi” (2003); “Në Tiranë kur s'ke ç'të bësh... : tregime” (2003); “Shëtitje pa veten : poezi” (2005); “Horrat e ndershëm : tregime” (2007).

Në vitin 2014 është botuar pothuajse e gjithë krijimtaria e tij ndër vite në një përmbledhje poetike në katër vëllime : “Më jepni një emër : poezi të zgjedhura 1962-1989”;  “Në kaq pak Tiranë : poezi të zgjedhura 1990-1996”; “Urna e vogël : poezi të zgjedhura 1997-2003” dhe “Një buzëqeshje e pabesueshme : poezi të zgjedhura 2005-2010”.

Fatos Arapi është marrë edhe me përkthimin, duke sjellë në gjuhën shqipe “Vuajtjet e Verterit të ri” të J. W. Gëte botuar në Prishtinë, poezinë e Pablo Nerudës, Justo Jorges Padron, nga letërsia maqedonase Ante Popovskin, Mateja Matevski, si dhe “Antologji e poezisë turke e shekullit XX”.

Fatos Arapi lindi në Vlorë në vitin 1930. Kreu studimet e larta për ekonomi në Universitetin e Sofjes (1949–1954). Ka punuar si gazetar, pedagog, redaktor dhe shkrimtar në krijimtari të lirë. Ai nisi të shkruajë që në vitet e studimeve. Arapi i përket brezit të poetëve që në vitet ’60 sollën një mendim e figuracion të ri, duke e emancipuar poezinë shqipe nga rutina poetike dhe notat retorike. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Politikë

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Demokratët kanë nis organizimin kudo që janë jashtë apo brenda Shqipërisë për të dhënë më të mirën për vendin, për të dhënë alternativën, për t’u organizuar dita-ditës më objektivin e...

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Aktualitet

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Mbi 100 ton me mbetje urbane shkarkohen në një ditë në fushën e plehrave të Fierit në lagjen Sheq.Banesat me malin e mbetjeve janë shumë pranë. Kjo fushë nuk është...

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Politikë

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, thekson se Rama do të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend, në mënyrë që të gjitha paratë e shqiptarëve t’ia marrë BastArena, kompania sportive...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!