“Hija e diellit” rikthen në film aktorët Bruno Shllaku dhe Eva Alikaj

E Enjte, 11 October 2018 16:33

Filmi “Hija e diellit” është një tjetër projekt për të cilin pritet të nisin xhirimet. Me skenar nga Dritan Masareja, filmi sjell në role aktorë të njohur në jetën artistike. Dy regjisorët e filmit Dritan Masareja dhe Julian Canameti në filmin e tyre kanë aktorë si Bruno Shllaku, Eva Alikaj, Mimoza Marjanku, Gjergj Doçi, etj. Aktori i njohur Bruno Shllaku tregon se është një projekt, i cili që në skenarin e tij është ndryshe në kinemanë shqiptare. “Ky film pavarësisht se si është i konceptuar prej Dritanit, e shikoj katërcipërisht në filmat e neorealizmit italian. Nëse dikush do të lexojë skenarin e filmit do të thotë jashtëzakonisht i bukur. Nuk është një skenar filmi klasik siç jemi mësuar ne në kinemanë tonë, por është me disa personazhe që janë dhe ireal, si gjigandi përshembull”, pohon aktori Bruno Shllaku. Sipas aktorit, filmi “Hija e diellit" xhirimet do ti ketë kryesisht në det. Ai tregon se vendi i përzgjedhur është porti i Gjenovas në Itali. Udhëtimi i dy regjisorëve për filmin nisi nga mbështetja që i dha Qendra Kombëtare Kinematografike skenarit. Historia që ata kanë zgjedhur për ta ekranizuar nuk ngjason me historitë e prodhimeve kinematografike të viteve të fundit. Personazhi kryesor në film duket se i ngjan përpjekjeve të tyre për të ecur në rrugën e kinemasë. Si skenarist Masareja ka shkruar një skenar për të gjithë ata që besojnë tek ëndrrat, duke u dhënë një mundësi që t’i ndjekin. Këtë herë në rolin është dhe aktorja e njohur Eva Alikaj. Me një aktivitet të pasur artistik aktorja e njohur vjen me një tjetër personazh, ku së bashku me aktorët e tjerë do të sjellin ngjarjet dhe historinë në filmin “Hija e diellit”. Një subjekt, i cili kërkon të tregojë përpjekjet e dy artistëve të rinj jo vetëm për të realizuar një film, por dhe për të prekur ëndrrën e tyre. Një histori e marrëdhënieve të thjeshta njerëzore, siç është dhe personazhi që do të interpretohet nga Eva Alikaj, marrëdhënia e saj me vajzën e sëmurë, dhe drama e jetës.Personazhet kryesore në këtë film do të jenë, dy miq të ngushtë fëmijërie. Juli është një regjisor i përkushtuar, i martuar me gruan shtatzënë, ndërsa Tani aktori i tij i preferuar. Tani punon në një fermë kuajsh pronë e zotit Frederik të trashëguar brez pas brezi. Ai është i pasionuar pas kuajve dhe merret me gara me pengesa, ku ka dalë dhe dy herë rresht kampion. Të dy djemtë po mundohen të çajnë në rrugën e filmit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Politikë

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Demokratët kanë nis organizimin kudo që janë jashtë apo brenda Shqipërisë për të dhënë më të mirën për vendin, për të dhënë alternativën, për t’u organizuar dita-ditës më objektivin e...

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Aktualitet

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Mbi 100 ton me mbetje urbane shkarkohen në një ditë në fushën e plehrave të Fierit në lagjen Sheq.Banesat me malin e mbetjeve janë shumë pranë. Kjo fushë nuk është...

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Politikë

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, thekson se Rama do të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend, në mënyrë që të gjitha paratë e shqiptarëve t’ia marrë BastArena, kompania sportive...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!