“Takimet Muzikore të Dy Botëve” mbyllin edicionin e 12

E Enjte, 11 October 2018 16:37

 Dymbëdhjetë vjet që “Argjiro” organizon festivalin ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”, i cili mbrëmë shënoi natën e fundit në Pallatin e Brigadave. Festivali, që nisi më datë 21 shtator në Gjirokastër për të vijuar dhe në qytete të tjera, në mbrëmjen e fundit solli skenë artistë të njohur, që u duartrokitën nga publiku. Në fjalën e saj përshëndetëse drejtoresha e shoqatës “Argjiro” Ilda Mara theksoi se ky festival është një projekt unik.

“Festivali synon të ndërthurë dy botë në një, të gërshetojë traditën dhe identitetin me klasiken. Rrugëtimi ynë në këto dymbëdhjetë vjet ka qenë i mundimshëm po dhe i bukur, ia kemi dalë të sjellim emra të mëdhenj në kalanë e Gjirokastrës, në Berat, në Shkodër, në Vlorë nga skenat evropiane të operave, po asnjëherë nuk ka munguar polifonia shqiptare apo lahuta e malësisë”, pohon drejtoresha Mara. Ky edicion organizohet nën ombrellën e Vitit Evropian  të Trashëgimisë Kulturore dhe sipas saj, synimi ishte që të inkurajohet dhe promovohet trashëgimia si dhe ndërgjegjësim për vlerta dhe historinë shqiptare dhe atë evropiane, si dhe të forcohet ndjenja e përkatësisë së një hapësire të vetme evropiane. “Trashëgimia kulturore evropiane na lejon që të kuptojmë të shkuarën duke i mbajtur sytë nga e ardhmja. Aty ku e kaluara takon të ardhmen! Surpriza e fundit e festivalit "Takimet Muzikore të Dy Botëve" është Blerta Zhegu e shoqëruar nga orkestra e harqeve e Klubit të Artit dhe të Kulturës së Sigal Uniqa Group Austria, e cila ju fton në një udhëtim me kompozitorë romantike evropiane dhe me traditën shqiptare”, pohoi drejtoresha Ilda Mara në fjalën e saj përshëndetëse të koncertit. Po ashtu festivali u përshëndet dhe nga ambasadori Luigi Soreca, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Në program të pasur muzikor përcolli koncerti i fundit i festivalit, ku sopranoja e njohur Blerta Zhegu nga skenat e huaja këtë herë ishte në skenën shqiptare. Blerta Zhegu ka marrë disa çmime ndërkombëtare si: çmimin e parë në konkursin "Ars Kosova" në Prishtinë, çmimin Special të Jurisë “VI Rassegna Concertistica” në Montichiari, Itali dhe çmimin e tretë në konkursin “Trofeo la Fenice” Seravezza, Itali.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VKM për konviktet, LSI-Ramës: Po i hedh hi syve shqiptarëve

Politikë

VKM për konviktet, LSI-Ramës: Po i hedh hi syve shqiptarëve

Pas vendimit që miratoi sot qeveria në lidhje me marrëveshjen me qeverinë gjermanë për rikonstruksionin e konvikteve në Universitetin e Tiranës, vjen një reagim nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Përmes një...

VIDEO/Gjimnazistët kapërcejnë hekura pasi u mbyllin dyert për të mos dalë në protestë

Aktualitet

VIDEO/Gjimnazistët kapërcejnë hekura pasi u mbyllin dyert për të mos dalë në protestë

Protesta e studentëve ka bërë që edhe gjimnazistët të ngrihen në protesta. Pikërisht kjo gjë, ka bërë që drejtuesit e këtyre institucioneve me urdhër nga lart, të vendosin mbylljen e portave...

Mbesa e Martin Camajt: Mund të bëhem edhe kamikaze për ta, djalin 16-vjeçar e kanë mbajtur në polici pa dijeninë e prindërve

Aktualitet

Mbesa e Martin Camajt: Mund të bëhem edhe kamikaze për ta, djalin 16-vjeçar e kanë mbajtur në polici pa dijeninë e prindërve

Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit dhe akademikut të njohur, Martin Camaj, i është bashkuar protestës së studentëve para Kryeministrisë, ndërsa u shpreh se ka studentëve po u shkelen të drejtat...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!