80-vjetori i lindjes/Jeta plot brenga e akademikut Kolec Topalli

E Enjte, 06 December 2018 14:05

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), prezantoi në sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, librin e parë të kolanës vjetore 2018, “Një jetë me brenga” të akademik Kolec Topallit, me rastin e 80-vjetorit të tij. Në prezantimin e librit të akademikut Topalli, merrnin pjesë shkrimtarë të përndjekur, studiues dhe familjarë të autorit. Gjatë promovimit të librit, “Një jetë me brenga”, drejtori i ISKK Agron Tufa shprehet se puna e akademikut të shquar Kolec Topalli do të ngelet e paharruar dhe do t’i shërbejë gjithmonë Shqipërisë dhe brezave të ardhshëm”. Po ashtu, Tufa ka cituar disa vargje të autorit i cili i shkroi në moshën 70 vjeçare që brezi i ri të njoh të vërtetën e hidhur të regjimit komunist. Akademiku Kolec Topalli shkruante: “Gjatë gjithë jetës time nuk kam menduar se ndonjë ditë do të ulesha të shkruaj kujtimet e një jete të kaluar plot brenga; prandaj edhe këto kujtime janë shkruar në moshën 70 vjeçare. Arsyeja që më shtyu të hedh në letër këto kujtime është dëshira që brezi i rritur në demokraci të njohë sa e vështirë ka qenë jeta e intelektualëve dhe e gjithë popullit shqiptar në regjimin totalitar komunist”.

Prandaj, në përputhje me këtë qëllim, në këto kujtime jam përqendruar vetëm në disa aspekte të jetës time, e cila përbën absurditetin më të madh të atij regjimi, njëkohësisht edhe faqen më të dhimbshme të tij. Për këtë arsye kam lënë jashtë çdo gjë që lidhet me jetën time personale e familjare, duke u përqendruar në marrëdhëniet e mia me pushtetin komunist dhe me botën shkencore, që ka qenë tej mase e politizuar. Sigurisht të vërtetat e këtyre kujtimeve nuk janë asgjë para vrasjeve, burgosjeve, torturave çnjerëzore dhe sa e sa mizorive të tjera, që ka kryer diktatura komuniste për 50 vjet me radhë. Megjithëse, ato plotësojnë kuadrin e përgjithshëm të mungesës së lirive, të përndjekurve dhe nëpërkëmbjes së intelektualëve dhe të gjithë popullit”. 

***

Kolec Topalli (Shkodër, 4 dhjetor 1938 - Tiranë, 24 maj 2018) ka qenë arsimtar, pedagog dhe gjuhëtar. Si anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe doktor shkencash, ishte ndër kërkuesit më të rëndësishëm gjuhësor të gjuhës shqipe.

U lind në Shkodër, në gjirin e një familjeje qytetare të kamur, i biri i Nush Topallit. Me hypjen në pushtet të komunistëve, i ati u burgos dhe i vëllai u arratis. Familja me katër fëmijë të vegjël së bashku me nënën e tyre u internua në kampin e Tepelenës dhe në kampe të tjera më pas. Koleci sëmuret dhe lirohet nga internimi, kthehet në Shkodër dhe jeton tek të afërmit e vet.

Kreu shkollën pedagogjike dhe shërbeu si mësues në rrethin e Kukësit dhe Lezhës. Gjatë kësaj kohe përfundoi universitetin e Tiranës me korrespondencë dhe më tej e transferuan në rrethin e Gramshit, ku qëndroi disa vjet. Më 1970 u transferua në rrethin e Krujës, ku emërohet në shkollën e fshatit Tapizë.

Pas rënies së komunizmit, qe sekretar i përgjithshëm i Presidentit të Republikës kur këtë post e kishte Sali Berisha. Pedagog i Fonetikës Historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 1997 ishte bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave.  Topalli qe autor i dhjetëra librave, artikujsh e kumtesash, si bashkëpunëtor i më shumë se 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Ka botuar "Theksi në gjuhën shqipe", "Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe", "Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes", "Sonantet e gjuhës shqipe", "Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe".

U nda nga jeta më 24 maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë. U përcoll në Shkodër, për në banesën e tij të fundit.

47681568_1118525528318567_1415179122597953536_o-1.jpg

Modifikuar më E Enjte, 06 December 2018 15:14

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për ushtrinë e Kosovës

Bota Shqiptare

Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për ushtrinë e Kosovës

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara, në Kosovë. Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me...

Çifti shkodran përplaset për pronat, gruaja: Ja more tokat fëmijëve të tu për vëllain!

Aktualitet

Çifti shkodran përplaset për pronat, gruaja: Ja more tokat fëmijëve të tu për vëllain!

Pronat duket se vijojnë të jenë burim konflikti në shumë familje shqiptare. Këtë të diel, në rubrikën “Shihemi në gjyq” ishin bashkëshortët nga Shkodra, Suzana dhe Gasper Rrotaj. Shkaku ishte një...

Pedagogia e Fakultetit Histori-Filologji Lili Sula: Unë sot jam student!

Aktualitet

Pedagogia e Fakultetit Histori-Filologji Lili Sula: Unë sot jam student!

Me studentet protestues eshte bashkuar dhe pedagogia e Fakultetit Histori Filologji Lili Sula. Ne rrjetin social Fb znj.Sula shkruan:  - "Media mund të cungojë dhe tjetërsojë mendimin e një pedagogeje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!