Del në ankand diamanti 6.16 karat, ja kujt i përket

Hënë, 02 Prill 2018 20:03

300 vitet e fundit, ka kaluar në duart mbretërore të 4 dinastive evropiane por diamanti 6.16 karat do të dalë për herë të parë në shitje në një ankand publik në maj.

Diamanti gri në blu në formë dardhe u zbulua në minierën Golconda në Indi. Fillimisht iu dha dhurat mbretëreshës Elisabeth Fanse, mbretëreshë e Spanjës në 1715, pas martesës së saj me mbretin Filip V të Spanjës.

Ky diamant do të kalonte përmes më shumë se shtatë brezash , pasi pasardhësit e Elisabeth u martuan në familje të tjera evropiane, udhëtonin nëpër kontinent,në Spanjë, në Francë, Itali dhe Austri.

Ky diamant stoliste një kravat që i përkiste Charlsit të II,dhe gjithashtu dhe një diademë të veshur me diamante që mendohej se i përkiste Marie Antonette. Dhe akoma, për pjesën më të madhe të historisë, diamanti ishte i njohur vetëm për anëtarët e familjes.

Muajin e ardhshëm, një familje që ka prejardhje nga mbretëresha Elisabeth do të shes gurin në ankandin madhështor të Sotheby në Gjenevë, me vlerën e vendosur 5 milionë franga zviceriane( 5.27 milion dollarë).

Sidoqoftë, David Bennett, kryetar i Divizionit Ndërkombëtar të Bizhuterive Sotheby, sugjeron që diamanti mund të shitet për më shumë: 75% e bizhuterive të shitura në revistat Magnificent Jeëels dhe Noble Jeëels në vitin 2017 e tejkaluan vlerësimin e tyre fillestare.

Bennet është shprehur se bizhuteri të tilla janë fragmente të historisë dhe aktualisht ka entuziazëm të madh për bizhuteritë e këtij lloji’’

Diamanti ‘’Farnese Blue’’  do të dalë ne publik në sallën e ekspozitës së Sotheby në Hong Kong më 29 mars dhe do të ekspozohet në Londër, Nju Jork, Singapor, Taipei dhe Gjenevë para ankandit

Modifikuar më Hënë, 02 Prill 2018 20:13

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!