Shqiptarët, populli i vogël që ka shkruar me 11 alfabete

E Enjte, 19 Prill 2018 15:36

Studiuesi i njohur i letrave shqipe, Robert Elsie, pak kohë më parë ka publikuar një vepër të re. Libri titullohet “Albanian Alphabets: Borrowed and Invented” (Alfabetet shqiptare: Të huazuara dhe zbuluar).

Periudha që përfshin libri janë vitet 1750-1850. Alfabetet e huazuara janë: latin, grek, arab dhe cirilik, transmeton Telegrafi. Ndërkaq, alfabetet e krijuara janë: Alfabeti i Gregorit të Durrësit i vitit 1761, Alfabeti i Dhaskal Todhrit (fundi i vitit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX), Alfabeti i Jan Vellarës (1801), Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1844/1845), i ashtuquajturi Alfabeti i Papa Totasit (1761), Alfabeti i Vezo Beit (1850) dhe Alfabeti i Konstantinit të Beratit (fundi i vitit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX).

“Edhe një libër tjetër që sapo botova, mbi alfabetet e shqipes. Rreth viteve 1750-1850 gjuha shqipe u shkrua në jo më pak se dhjetë alfabete të ndryshme. Sigurisht një rekord për një gjuhë evropiane! Ja i keni këtu”, pati shkruar Elsie.

els

 

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 15:45

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Sport

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Liga Ballkanike e Basketbollit është një mundësi shumë e mirë për ekipet shqiptare për të treguar vlerat e tyre. Këtë mundësi e ka Tirana por ekipi bardheblu ka vendosur që...

Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

Politikë

Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

Kryetari i Bashksië së Librazhdit, Kastriot Gurra është hedhur në sulm frontal ndaj kreut të PD, Bujar Vreto duke angazhuar edhe punonjësit e institucionit që ai drejton të bëjnë propagandë...

Akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, 22 të arrestuar në Kosovë

Aktualitet

Akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, 22 të arrestuar në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në Prishtinë dhe Gjakovë, ndërsa ka arrestuar 22 persona pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me...