Françesk Radi përkujtohet në përvjetorin e vdekjes, bust në nder të tij në Liqenin Artificial

Tuesday, 03 Prill 2018 14:09

Është përkujtuar sot 1-vjetori i ndarjes nga jeta të kantautorit të mirënjohur shqiptar, Françesk Radi. Në nder të konstributit të dhënë në kulturën shqiptare busti i tij është vendosur pranë kodrave të Liqenit Artificial. Në ceremoni morën pjesë, miq të afërm dhe dashamirës të muzikës së tij.

Bashkëshortja e kantautorit, Tefta Radi, tha se “Për mua, për familjen, për të gjithë adhuruesit e Frankos është një kënaqësi e madhe që e lemë mes njerëzve. Ai do të mbahet mend si kantautori i parë shqiptar, si i riu që solli risinë në muzikën shqiptare, që futi modernen, për të cilën nga diktatura u dënua afro tre dekada, iu hoq e drejta e krijimtarisë në fushën e muzikës së lehtë, pa ia shuar kurrë pasionin për muzikën, sepse edhe në Pukë, edhe në Fushë-Arrëz, Frankoja punoi me të njëjtin pasion.”

Familjarët mbollën edhe disa pemë pranë bustit, në nderim të figurës së kantautorit, i cili njihet ndryshe edhe si këngëtari i liqenit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Aktualitet

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Prej dy orësh kanë nisur reshjet e para në këtë qytet, ndërsa deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh. Kjo...

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Aktualitet

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Një tjetër peshkaqen është kapur këtë herë në rrjetat e peshkatarëve, në zonën e Himarës.  Një ditë më parë një peshkaqen , me gjatësi 3.5 m dhe me një peshë prej 400 kg u...

Kujdes! Këto shprehje do ju çojnë drejt ndarjes

Lifestyle

Kujdes! Këto shprehje do ju çojnë drejt ndarjes

Fjalët që u themi të dashurve tanë gjatë një argumenti të nxehtë ose ne një moment kur ndjehemi të lodhur mund të jenë të rrezikshme, aq sa mund ta bëjnë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!