Rozana për të ndjerin Françesk Radi: ‘1 vit pa ty si një jetë’

Tuesday, 03 Prill 2018 14:56

Data 3 prill shënon 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të madh shqiptar Françesk Radi i cili është një humbje e madhe për artin dhe muzikën shqiptare.

Artisti u shua në 2017-ën pas një hemorragjie cerebrale dhe pasi ra në koma nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë. Sot të gjithë po përkujtojmë këngëtarin e ndjerë ndërkohë që mbesa e tij Rozana Radi ka bërë një postim prekës në profilin e saj të Instagram-it.

Këngëtarja së bashku me të gjithë dashamirësit e Françesk Radit kanë përuruar bustin e tij tek Liqeni Artificial i Tiranës. Gjithashtu ata kanë mbjellë një pemë në emër të tij.

“Sot ne vazhdojmë rrugëtimin e ëndrrës tënde që edhe pse e prerë, tingelloi gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau , e kush qau nuk i tha dot lamtumirë, por thjesht mirupafshim mik. Mirupafshim Franko! Do takohemi një ditë” -shkruan ndër të tjera Rozana.

Modifikuar më Tuesday, 03 Prill 2018 14:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mustafa: Kemi një President, të cili nuk mund t’i zëmë besë

Globi

Mustafa: Kemi një President, të cili nuk mund t’i zëmë besë

LDK vazhdon të insistojë se askush nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog pa mandatin e Kuvendit dhe kërkon që kjo çështje të mandatohet në Kuvend. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa...

A u zbulua relike e kryqit të Krishtit? Zbulimi trondit arkeologët

Globi

A u zbulua relike e kryqit të Krishtit? Zbulimi trondit arkeologët

Një kryq i krishterë i jashtëzakonshëm prej ari u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike në kalanë mesjetare në kodrën Trapesica, të qytetit Veliko Tarnovo, në Bullgarinë Qendrore. Kryqi zbulua ndërsa grupi i...

Hoxhaj kërkon mbështetjen e Gjermanisë për vizat dhe dialogun

Bota Shqiptare

Hoxhaj kërkon mbështetjen e Gjermanisë për vizat dhe dialogun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Berlin për të diskutuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë vizitë, Hoxhaj ka takuar këshilltarin kryesor për...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!