2005,Ledina Çelo- “arixhofka” e Eurovizionit

E mërkurë, 25 Prill 2018 16:00

Dossier/Shqipëria në Eurovizion

Pas suksesit që pati Anjeza Shahini në Eurovizionin e Stambollit, 2004, ku u rendit e shtata në natën finale, në bazë të formulës së vjetër, Shqipërisë i takoi që vitin e ardhshëm, ajo të hynte drejtpërsëdrejti në natën finale. Ky fat i ra Ledina Ccelos, e cila e kishte suksesin e saj më të madh në afro dhjetë vjet karrierë fitimin e çimit të parë në Festivalin e 43-të të Këngës në RTSH. Ajo mori pjesë në Eurovision 2005, në Ukrainë, me këngën “Nesër Shkoj” me përshtatje në anglisht “Tomorrow I Go”, me tekst të Pandi Laços dhe Adelina Ristos dhe kompozim të Adi Hilës.  Fabula e këngës, me dy fjalë është kjo, “një vajzë në prag të martesës përballë nënës së saj, duke iu ankuar e betuar nënës se nesër nisej nuse”, por që për Evropën ky tekst e kjo fabul dukej e çuditshme, kur fëmijët, sapo mbushin moshën 18 vjeç largohen nga familja, dhe këto emocione janë aq të ftohta, për të mos thënë fare, dhe as publikut e as jurisë që i bënë përshtypje “të qarat” e Ledinës dhe dukej aq demode edhe në raport me zhvillimet shqiptare të demokracisë. Gjithsesi, performanca e artistike Ledinës, me një veshje provokuese, nën efektet e koreografisë dhe nën ritmet popullore, të jepte përshtypjen e një “arixhofke” simpatike, të bardhë, jo ajo cigania magjike, por vetëm kaq, pasi as muzika, e as teksti, as dridhjet e Ledinës nuk bënë efekt dhe gjithçka shkoi keq dhe Shqipëria zuri vendin e 16-të nga 24 shtete pjesëmarrëse, me 53 pikë. Ashtu, sikurse edhe vetë teksti i këngës,  “Tomorrow I Go”, ajo të nesërmen u kthye në Tiranë, pa lënë gjurmë, veçse shkoi emrin dhe mbeti pjesë e historisë së eurovizionit shqiptar. Në Eurovizionin e Ukrainës fitoi këngëtarja greke, Elena Paparizou.  

Pergatiti: F. Slatina

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zyrtarja e lartë e DASH për çështjet evropiane, Elisabeth Millard viziton Tiranën

Aktualitet

Zyrtarja e lartë e DASH për çështjet evropiane, Elisabeth Millard viziton Tiranën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard do të zhvillojë një vizitë treditore në Shqipëri. Ambasada amerikane në Tiranë i ka...

Akuza të forta ndaj policisë nga banorët e Jalës: Na grabitën lekët dhe sendet me vlerë

Aktualitet

Akuza të forta ndaj policisë nga banorët e Jalës: Na grabitën lekët dhe sendet me vlerë

Një ditë pas përplasjes me policinë për prishjen e 9 godinave në Jalë, 8 të shoqëruarit janë lënë të lirë. Edi Bala një nga banorët e Jalës në një lidhje telefonike...

Nuk do e besoni sa kushtojnë këto vathë të Lori Hoxhës!

Show-biz

Nuk do e besoni sa kushtojnë këto vathë të Lori Hoxhës!

Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha shquhet për aksesorët e saj të shtrenjtë. Këtë herë e shohim me një palë vath mjaft të bukur në formë pistoletë të Saint Laurent. Shifra...