E pabesueshme se sa vjeç mbush Elsa e ‘Pallatit 176’

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:14

Komedia “Pallati 176” është një nga ikonat e artit shqiptar. Të gjithë e kemi parë e stërparë dhe jemi argëtuar nën interpretimin e aktorëve të pazëvendësueshëm. Personazhi i Elsës, i luajtur nga aktorja Eva Alikaj, është rrënjosur thellë në memorien tonë. Por ne harrojmë se “Elsa” nuk do të jetë gjithmonë një vajzë e re.

“Elsa” feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 57 vjeç, edhe pse të gjithë e kujtojnë si ajo vajza e re lozonjare në rolin e Elsës.

Eva Alikaj është një emër i madh dhe kontributi i saj në kinematografinë shqiptare nuk është i pakët sidomos në vitet ’80.

Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982). Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

 

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vetëm 24 orë, gjashtë të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Bota Shqiptare

Vetëm 24 orë, gjashtë të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Për 24 orë në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e aksidenteve në trafik. Vetëm gjatë periudhës janar - tetor të këtij viti në Kosovë janë shkaktuar mbi 10...

Dashuria nuk konservohet

Lifestyle

Dashuria nuk konservohet

Është një e vërtetë rreth dashurisë. Gjithçka që kurseve e humbe, gjithçka që dhe/dhurove u shpërbleve, fitove u bë e jotja, u shpërbleve si nga Zoti ashtu edhe nga njeriu...

Humbja e Shqipërisë pushton mediat, ja çfarë shkruajnë gazetat prestigjioze

Sport

Humbja e Shqipërisë pushton mediat, ja çfarë shkruajnë gazetat prestigjioze

Kur pritej që Shqipëria të synonte një fitore me goleadë, për të synuar një vend në Ligën B, ndodhi krejt e kundërta dhe kuqezinjtë kapitulluan me rezultatin e thellë 0-4...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!