2006 | Luiz Ejlli, zjarri që as djeg e as ngroh

E Enjte, 26 Prill 2018 16:57

Pas dështimit të Ledina Çelos, ishte radha e një artisti të ri, fitues i edicionit të dytë të “Etheve”, Luis Ejlli që ta përfaqësonte vendin tonë në ngjarjen më të madhe muzikore të vitit. Kënga e tij, fituese e Festivalit të 44 të Këngës në RTSh, dhjetor 2005, përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e Athinës, që ishte i 51-ti në radhë. Me pak vite e pak këngë Ejlli, përveç zërit të ngrohtë e interpretimit të qetë, nuk arriti të motivojë as publikun e as kritikën për ta votuar.  Luiz Ejlli është ndër të paktët artistë dhe i pari që performoi në shqip në Eurovision. Ai u ngjit në skenën e Eurovision 2006 me “Zjarr e Ftohtë “me tekstin e të ndjerit Dr. Florit (Florian Kondi) dhe kompozim të Klodian Qafokut. Kënga, ku dominonin në masë motive folklorike, si në muzikë e ashtu në paraqitje, nuk arriti të kualifikohej natën finale, duke u renditur e 14 në gjysmëfinale me 58 pikë. Shpesh titulli i bëri lëmsh komentuesit e huaj të ekraneve, ku veçanërisht komentuesi i BBC,  Paddy O’Connell, e shqiptojë atë si “Zlar E Flot”. Deri tani ky ishte kulmi i perfaqesimit të artistit te ri, luis Ejlli.  Në Eurovizionin e Athinës fitoi Lordi, një grup hard-rroku nga Finlanda.

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!