SHKUP/ Ekspozitë për 100-vjetorin e lindjes së Ibrahim Kodrës

E Enjte, 26 Prill 2018 20:02

Galeria kombëtare e Maqedonisë njoftoi sot se kishte nderin dhe kënaqësinë e veçantë të prezantonte ekspozitën “100 vjet nga lindja e Ibrahim Kodrës”, që do të realizohet në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Ibrahim Kodra u lind më 22 prill 1918, në Ishëm të Shqipërisë, dhe vdiq më 7 shkurt 2006 në Milano.

Ishte artist shqiptar i njohur botërisht duke shkuar nga Shqipëria në Milano dhe në Romë, ku zhvilloi krijimtarinë e tij në akademinë botërore të artit figurativ ”Brera”.

Atje krijoi, shoqëroi dhe ekspozoi me emrat më të njohur të artit botëror të asaj kohe si Pikaso, Matis, Modiljani, Ruo, Brak, Miro, Kokoshka dhe të tjerë, ndërsa në Milano ka përpunuar disa afreske për muzetë dhe ndërtesat më të njohura.

Kodra vazhdoi të ekspozonte në shumë qendra të artit në botë Nju-Jork, Tokio, Palermo, Shtutgart duke arritur një sukses të madh.

Veprat e tij artistike, të krijuara me ndikime post-kubiste, janë pasuruar me reminishenca të traditës së vendlindjes së tij, Bizantit dhe takimet me kulturat e detit Mesdhe. Veprat e tij artistike gjenden në shumë muze dhe përmbledhje private siç është Muzeu i Vatikanit.

Kjo paraqitje e krijimtarisë të këtij artist shqiptar të njohur, i cili ka ekspozuar dhe bashkëpunuar me më shumë emra botërorë që kanë shënuar rrjedhën e artit modern dhe bashkëkohor në Evropë dhe në botë, do të përfshijë vepra nga periudha të ndryshme të krijimtarisë së Ibrahim Kodrës.

Në ekspozitë do të shfaqen vepra nga koleksioni i Galerisë kombëtare të Kosovës dhe fondacionit “Ibrahim Kodra” nga Milano.

Ekspozita do të hapet më 12 maj 2018 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor 2018.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Aktualitet

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Më shumë se 400 familje janë lënë pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm në Lezhë. Shkak për këtë janë bërë dy transformatorë, të cilët  kanë marrë flakë në fshatrat...

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Globi

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump, kritikoi ashpër Iranin në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, duke ripërsëritur se vendimi i tij për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për Iranin, ishte...

Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Policia amerikane ka arrestuar një tjetër person, pasi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Grei Frashërit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 shtatorit në New York. Mediat...