“Femrat” poezia fantastike nga Nënë Tereza

Diel, 29 Prill 2018 13:48

Puna e saj e palodhur në mes të viktimave të varfërisë në Indi e ka bërë një nga personat më të famshëm në botë dhe një nga më të njohurat e të gjitha kohërave, duke bërë që të fitonte çmimin “Nobel”për Paqen në vitin 1979. Është shenjtëruar nga papa Giovanni Paolo II në 19 tetor 2003 dhe është quajtur shenjtore në 4 shtator të vitit 2016 nga papa Francesco. Lindi në 26 gusht 1910 në Shkup në një familje me prindër shqiptarë me origjinë nga Kosova.

Poezia që do të lexoni më poshtë, është një nga më të bukurat ndër gjithë poezitë e saj.

“Femrat”

Ki gjithmonë parasysh se lëkura krijon rrudha,

flokët bëhen të bardhë,

ditët shndërrohen në vite…

Por ato që janë të rëndësishme, nuk ndryshojnë:

forca jote dhe bindja jote nuk kanë moshë.

Shpirti yt është ngjitës për çdo rrjetë merimangash.

Pas çdo vendi mbërritjeje është një vend nisjeje.

Pas çdo suksesi ka një tjetër zhgënjim.

Për aq sa të jesh e gjallë, ndjehu e gjallë.

Nëse të mungon ajo që bëje, kthehu dhe bëje.

Mos jeto me fotot e zverdhura…

këmbëngul, edhe nëse të gjithë presin të largohesh.

Mos e lër të ndryshket hekurin brenda teje.

Vepro në mënyrë që në vend të mëshirës, të tjerët të të tregojnë respekt.

Kur për shkak të viteve nuk mund të vraposh, ec shpejt.

Kur nuk mund të ecësh shpejt, ec ngadalë.

Kur nuk mund të ecësh dot, përdor bastun.

Por mos u ndal asnjëherë! /bota.al/

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 13:49

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mustafa: Kemi një President, të cili nuk mund t’i zëmë besë

Globi

Mustafa: Kemi një President, të cili nuk mund t’i zëmë besë

LDK vazhdon të insistojë se askush nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog pa mandatin e Kuvendit dhe kërkon që kjo çështje të mandatohet në Kuvend. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa...

A u zbulua relike e kryqit të Krishtit? Zbulimi trondit arkeologët

Globi

A u zbulua relike e kryqit të Krishtit? Zbulimi trondit arkeologët

Një kryq i krishterë i jashtëzakonshëm prej ari u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike në kalanë mesjetare në kodrën Trapesica, të qytetit Veliko Tarnovo, në Bullgarinë Qendrore. Kryqi zbulua ndërsa grupi i...

Hoxhaj kërkon mbështetjen e Gjermanisë për vizat dhe dialogun

Bota Shqiptare

Hoxhaj kërkon mbështetjen e Gjermanisë për vizat dhe dialogun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Berlin për të diskutuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë vizitë, Hoxhaj ka takuar këshilltarin kryesor për...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!