Televizioni A2, partneri eksluziv i CNN në Shqipëri, vazhdon me rekrutimin e stafit

Diel, 29 Prill 2018 16:19


A2, kanali televiziv i lajmeve në partneritet ekskluziv me CNN, ka nisur zyrtarisht procesin e rekrutimit të stafit në Shqipëri. Aktualisht, A2 po kërkon të punësojë profesionistë për një sërë rolesh, si gazetarë dhe redaktorë, kameramanë, montazhierë, producentë si dhe profesionistë të tjerë të medias për pozita teknike dhe administrative.Të gjithë kandidatët janë të ftuar të regjistrohen përmes platformës online të rekrutimit (www.a2news.com/karriera). Drejtimi i A2 ka shpjeguar që po kërkon njëkohësisht profesionistë me përvojë si dhe të rinj të talentuar, me integritet, që kërkojnë të thellojnë njohuritë e tyre.A2, i cili është kanali informativ në partneritet ekskluziv me CNN në Shqipëri, parashikohet të nisë transmetimin brenda vitit 2018, dhe aktualisht është në procesin e prokurimit dhe implementimit të teknologjive të fjalës së fundit, të cilat do të vendosen në studiot dhe zyrat ekzistuese pranë ABA Business Center, në Tiranë.Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet CNN dhe A2 pritet të ketë një ndikim të ndjeshëm në tregun shqiptar të medias, sipas Roland Nikolaou, i cili është Drejtor i CNN International Commercial për Partneritet për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.Nikolaou shpjegoi strategjinë e CNN për të ndërtuar një rrjet global filialesh, duke zgjeruar përmbajtjen e tij dhe standardet gazetarisë së pavarur në të gjithë botën. “Vendosëm të ndërtojmë partneritet me Gener 2 për materializimin e televizionit të lajmeve A2, i cili do të jetë partneri ynë ekskluziv në Shqipëri”, tha ai gjatë një takimi të fundit në Tiranë.Nikolaou vuri në dukje që CNN do ta mbështesë A2 në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe trajnimin e stafit dhe fuqizimin e prodhimit të lajmeve sipas praktikave dhe standardeve të CNN. Një program trajnimesh me ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonalë, do të zbatohet për stafin shqiptar përgjatë vitit 2018, në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri.Televizioni A2 do të prodhojë lajme lokale për audiencat shqipfolëse duke bashkëpunuar ngushtë me rrjetin e CNN për shkëmbimin e përmbajtjes. Ndërsa lajme nga rrjeti i CNN do t’u transmetohen audiencave shqipfolëse përmes A2, ky i fundit do të ofrojë lajmet më të rëndësishme lokale për CNN International.Themelimi i televizionit A2, si partneritet ekskluziv ndërmjet Cable News Network (CNN) dhe kompanisë shqiptare Gener 2, u njoftua për herë të parë në shkurt 2018. Zyrat dhe studiot e tij qendrore do të jenë në Tiranë, me qendra lajmesh në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në vendet e rajonit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksidenti në Leister, zbulohet arsyeja e rrëzimit të helikopteri

Sport

Aksidenti në Leister, zbulohet arsyeja e rrëzimit të helikopteri

Është zbuluar shkaku sepse helikopteri që u rrëzua pranë stadiumit të Leister Sitit dështoi t’i përgjigjej komandës së pedalit së pilotit në momentin që u ngrit në ajër. Sipas asaj...

Renditja/ 10 më të pasurit në Shqipëri

Aktualitet

Renditja/ 10 më të pasurit në Shqipëri

Instituti Europian Pashko ka publikuar listën e 10 personave më të pasur në Shqipëri. Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaruara në institucionet shtetërore për 60 individët...

Kolaps në Kiev për shkak të borës

Globi

Kolaps në Kiev për shkak të borës

Për shkak të kushteve komplekse të motit dhe borës së madhe që bie nga ky mëngjes, në Kiev kanë ndodhur rreth 300 aksidente trafiku. Sipas agjencisë ukrainase Unian, nënkryetari i shërbimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!