Filmat kryesorë të Hollivudit për stinën e verës

Hënë, 14 May 2018 09:57

Kur flitet për filma të suksesshëm të sezonit, Hollivudi duket se është përqendruar në realizime kinematografike të guximshme dhe me buxhet të madh. Studiot realizuese kanë marrë parasysh vazhdimësinë e tematikave të një viti më parë duke i përmirësuar ato edhe më tej.

Filmi “Avengers: Infinity War” nga Disney dhe Marvel ka shënuar hapje rekord në kinema duke realizuar shitje prej 630 milionë dollarë duke kirjuar një formulë të re - panteonin më të madh ndonjëherë me superheronjë, përfshi Black Panther, në filmin dy orë e gjysëm të gjatë me efekte speciale dhe një përfundim të paparashikueshëm.
Filmi kushtoi 320 milionë dollarë për t’u realizuar, por brenda pak javësh, studio Disney/Marvel rikuperoi shpenzimet. Duke u shkëputur nga skenarët e mëparshëm, filmi duket se po sinjalizon një prirje më imagjinare nga filmat e mëparshëm.
Filmi “Deadpool” i vitit 2016, bazuar në librat komikë, ishte shumë i suksesshëm duke arritur 700 milionë dollarë fitime më shumë nga kostoja për ta realizuar atë. Studioja “Century Fox” ka nxjerrë pjesën e dytë të filmit duke ofruar një intrigë po aq origjinale sa filmi pararendës.
Studiot “Walt Disney” dhe “Lucas Film” shpresojnë të rikuperojnë koston e realizimit të filmit “Solo: A Star Wars Story” ndërsa fituesi i çmimit Oscar, Ron Howard ka zëvendësuar regjisorët e mëparshëm, të larguar për dallime në krijimtarinë artistike. Regjisorit Howard ju desh të rixhironte 80 përqind të filmit. Standartet cilësore të regjisorit Howard, që kërkuan shtim buxhetor prej 250 milionë dollarësh, kanë shtuar pritshmëritë rreth filmit “Star Wars” me personazh kryesor Han Solo dhe aleatin e tij, Chewbacca.
Madhështi dhe frikë sjell në kinema edhe studioja Universal me vazhdimin e filmit “Jurassic World: Fallen Kingdom” . Kësaj here filmi fantastik për dinosaurët vjen me një mesazh për t’u kujdesur për mjedisin, ndërsa njeriu përpiqet të shpëtojë krijesat gjigande nga zhdukja.
Filmi i zhanrit të komedisë “Ocean's 8” ka në qendër diamantet, magjepsjen, guximin dhe një ekip aktorësh dinamikë të drejtuar nga Sandra Bullock, Cate Blanchett dhe Ann Hathaway. Studioja Warner Brothers shpreson që filmi, tashmë me aktore kryesore femra, do të tërheqë një audiencë të fuqishme.
Listës me filmat kryesorë të sezonit të verës, i shtohet edhe “Mission Impossible: Fallout,” pjesa e radhës së filmave të Tom Cruise “Mission Impossible”, ku si zakonisht vihen në pah aftësitë e “pamundura” të aktorit Cruise. VOA

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 10:08

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...