Mikelanxhelo ishte mëngjarash, por ja pse punonte me dorën e djathtë

E mërkurë, 16 May 2018 15:57

Mikelanxhelo, ndonëse ishte praktikuar që i ri që të pikturonte me dorën e djathtë, vazhdonte të përdorte të majtën në veprimet që kërkojnë forcë si skulptura apo goditjet me daltë.

Ky ishte rezultati sipas një studimi të publikuar në revistën “Clinical Anatomy” nga eksperti i mjekësisë në art, Davide Lazzeri, që ka krahasuar linjat në veprat e Mikelanxhelos me zbulimin e fundit të artritit që kishte në duar dhe me një autoportret të gjendur në pikturën e “Vittoria Colonna”, ku vihet re artisti që pikturon me dorën e djathtë.

Këto të dhëna të reja konfirmojnë atë që thuhet në biografinë e një prej asistentëve të Michelangelo, Raffaello da Montelupo, ku tregon se si mjeshtri rilindas ishte mëngjarash dhe përpiqej gjithnjë të përdorte dorën e djathtë, përveç se në veprimet që kërkonin forcë.

Provat dalin nga analiza e linjave të pikturave dhe nga studimi i vitit 2016 ku përshkruhet artirti që kishte prekur dorën e Mikelanxhelos, në veçanti dorën e majtë sikurse vihet re nga pikturat, që e përdorte në punët që kërkojnë forcë si skulptura apo goditjet me daltë”.

Një tjetër element i rëndësishëm është që Mikelanxhelo në moshë të hershme gdhend një kryq për abacinë e “Santo Spirito” firma e të cilit është shkruar nga e djathta në të majtë, kjo ka ndodhur me shumë mundësi sepse në atë kohë ai ishte shumë më i aftë me dorën e majtë në pikturë.

Por fshehja e vazhdueshme e këtij elementi ka ardhur për shkak të paragjykimeve të asaj kohe që preknin mëngjarashët.

“Me siguri këto mendime ishin edhe më të forta për artistët që punonin pranë klerit”, përfundon Lazzeri.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!