“Nëse do të shkruash, shkruaj!”

E mërkurë, 16 May 2018 16:49

Kur të shkruarit bëhet mënyra jonë e të ekzistuarit në këtë botë, ai vazhdimisht do ta gjejë rrugën për t’u bërë pjesë e çdo aspekti të jetës: në dashuri, shkollë, profesion.Kur të shkruarit bëhet mënyra jonë e të ekzistuarit në këtë botë, ai vazhdimisht do ta gjejë rrugën për t’u bërë pjesë e çdo aspekti të jetës: në dashuri, shkollë, profesion.

Elena Ferrante për The Guardian

Nëse ndjen nevojën për të shkruar, atëherë absolutisht që duhet ta bësh. Mos u besoni atyre që ju thonë: Po ta them për të mirën tënde, mos e harxho kohën tënde kot. Arti i dekurajimit me fjalë të ëmbla praktikohet gjerësisht në shoqërinë e ditëve të sotme. Aspak nuk duhet t’u besoni as atyre që ju thonë: je tepër i ri (e re), të mungon eksperianca jetësore, prit. Ne nuk duhet ta shtyjmë momentin  derisa të kesh jetuar sa duhet. Lexo mjaftueshëm, mer një dhomë personale me një tavolinë tënden, me dritare me pamje nga deti, eksperimento intesivisht, jeto në qytete stimuluese, tërhiqu në një kasolle në majë të malit, bëj fëmijë, udhëto sa të mundesh.
Botimi nga ana tjetër, mund të shtyhet. Në fakt, mund të vendosësh edhe të mos botosh fare. Por të shkruarit nuk duhet në asnjë mënyrë të shtyhet për “më pas”. Kur të shkruarit është mënyra jonë e të ekzistuarit në këtë botë, ai vazhdimisht do ta gjejë rrugën për t’u bërë pjesë e çdo aspekti të jetës: në dashuri, shkollë, profesion. Frymëzimi do të insistojë të jetë i pranishëm, edhe kur nuk ke as letër e as laps, sepse ne jemi adhurues të fjalës së shkruar dhe mendja jonë na dikton fjali edhe në mungesë të pajisjeve, me të cilat do t’i dokumentoje ato. Të shkruarit, e thënë shkurt, është gjithmonë aty, dhe na distancon edhe nga njerëzit që i duam më shumë, edhe nga fëmijët që na kërkojnë të luajmë me ta.
Ndjenja e fajit mbërrin shumë shpejt, kur mbarojmë së shkruari. Nëse arrin para se të kesh përfunduar, e nëse nuk mund ta shtypërsh atë – nëse, me fjalë të tjera,  përgjegjësia e dashurisë mbizotëron – epo, ndoshta kjo është një shenjë që tregon se shkrimi te ti nuk ka fuqi të mjaftueshme, se prirja jote ështe e dobët dhe se, fatmirësisht (po, fatmirësisht), në mes të njerëzve ti je më i/e mirë se artistët, shumica e të cilëve janë vetëm për veten e vet, tepër egocentrikë.
Por kini kujdes: duhet të përmbahemi nga iluzionet e pafrytshme, krenare, mizore krijuese për një shenjë cilësie. Dëshira për t’i dhënë formë të shkruar botës, nuk është garanci për një letërsi të mirë. Shkrimi, edhe kur kemi një prirje të fortë, nuk prodhon domosdoshmërisht vepra të paharrueshme.
Dikush mund të jetë i suksesshëm, natyrisht, duke e transformuar zemërimin në shkrim, në një punë fitimprurëse. Por kurrë nuk mund t’i referohesh si plan afatgjatë, nga ana  profesionale. Suksesi dhe prestigji që vjen me të, nuk dëshmojnë asgjë, veçanërisht nëse ambiciet letrare janë të larta. Ne mbetemi të pakënaqur dhe, me sukses apo jo, shkrimi do të vazhdojë të na kujtojë se është një vegël me të cilën mund të nxjerrim shumë më tepër nga sa kemi qenë në gjendje. Ushtrimi zgjat në mënyrë obsesive, dëshpërimisht, gjatë gjithë jetës sonë. Dhe nëse të tjerët na thonë që mjaft tani, ju keni dhënë gjithçka që mund të jepni, ne nuk i besojmë asaj, ne nuk duhet të besojmë. Deri në frymën tonë të fundit, ne do ta mundojmë veten me dyshimin se, vetëm në momentin kur duket se kemi fituar, në fakt kemi humbur. / The Guardian – Bota.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Skenare për sulme në Kosovë? Çfarë po ‘kurdisin’ shërbimet sekrete serbe…

Bota Shqiptare

Skenare për sulme në Kosovë? Çfarë po ‘kurdisin’ shërbimet sekrete serbe…

Më 15 nëntor, Zyra për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë së Serbisë, mbajti mbledhje, ku mori disa vendime në raport me Kosovën. Aty morën pjesë shërbimi sekret civil, dy shërbimet...

Soni Malaj rikthehet në Festivalin e RTSH me një performancë shpërthyese

Kulturë

Soni Malaj rikthehet në Festivalin e RTSH me një performancë shpërthyese

Soni Malaj rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH pas 10 vitesh. Kjo mungesë e ka një arsye. “Në festivalin e madh nuk mund të marrësh pjesë çdo vit. Për vitet...

Studentja Ervisa Shehu: Rama takim me dekanë dhe rektorë që i akuzon për korrupsion

Aktualitet

Studentja Ervisa Shehu: Rama takim me dekanë dhe rektorë që i akuzon për korrupsion

Ervisa Shehu, studente pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, thotë në studion e Ora News, thotë se do të jetë në protestë deri ditën e fundit kur kryeministri Rama të dalë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!