Ceka: Kumbaro bëri rrush e kumbulla 1 mln e 50 mijë euro investime

E Enjte, 17 May 2018 09:38

Arkeologu i mirenojhur thotë se projektet nuk po bëhen me specialistë por me diletantë që shikojnë të mbushin xhepat e tyre. 

Arkeologu Neritan Ceka ka komentuar projektin e ministrisë së Kulturës për rehabilitimin e varreve në Selcë ku mendohet se janë varret e mbretërve ilir.  Ceka, arkeologu që ka zbuluar dhe studiuar Varrezat ilire të Selcës së Poshtme, ka reaguar ashpër kundër Kumbaros duke thënë se projektet nuk po bëhen me specialistë por me diletantë që shikojnë të mbushin xhepat e tyre. Sipas tij, ky i fundit po bëhet me qëllim për ti marrë ato para.

“Është 5-fishi i asaj që kërkoi unë, prandaj është heshtja se unë nuk mund të kërkoj 5 fishin e atyre parave se s’ke ku t’i harxhosh, vetëm nëse vendos ta betonosh. Kanë menjanuar gjithë specialistët dhe bëhen me diletantë projektet. Kjo shumë shtë 5-fishi iI asaj q ëkërkoja unë, do shkojnë nëpër xhepa, këta as nuk më thirrin në mbledhjet që bëjnë. Ky është një projekt që bëhet me qëllim për ti marrë ato para”, tha Ceka në ‘Fax News’.

Ai foli edhe për investimin në Butrint por edhe investime të tjera. ku tha se është një diletantizëm tipik dhe harxhim i kotë. Ndërsa në Finiq kanë ndërtuar një rrugë dhe kanë shpenzuar 300 mijë euro që ishin të BE-së. Një investim tjetër skandaloz sipas tij është edhe në Apolloni, 750 mijë euro,ndërsa turistët presin në diell në radhë.  Ceka tha se këto projekte shpërndahen tek klientët nga ministrja dhe nuk pyet për specialistët, çfarë po e dëmton rëndë kulturën.

Sipas tij një faj është edhe i ambasadores Vlahutin që del në media me ministren dhe nuk pyet se ku shkojnë paratë.

“Rezultati i 1 milionë e 50 mijë eurove që janë investuar në Shqipëri ka shkuar rrush e kumbulla, natyrisht një përgjegjësi bie edhe mbi zonjën Vlahutin që sghfaqet në televizion me ministren por nuk pyet kush hkojnë këto para”, tha ai.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 09:46

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ 81 vite të martuar, çifti nga Kruja për në ‘Guinness’

Lifestyle

FOTO/ 81 vite të martuar, çifti nga Kruja për në ‘Guinness’

Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga Tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë, por një tjetër çift rezulton më jetëgjatë...

Shumë shpejt dalin në treg, sa do të kushtojë në Europë iPhone XR?

Teknologji

Shumë shpejt dalin në treg, sa do të kushtojë në Europë iPhone XR?

Tre modele të reja prezantoi këtë shtator Apple, ku më i liri mes të gjithëve u tha se do të ishte iPhone XR. Ky smartfon do të dalë në shitje...

Marina Vjollca një ‘bishë’ e vërtetë në të zeza

Show-biz

Marina Vjollca një ‘bishë’ e vërtetë në të zeza

E bukura Marina Vjollca, po vazhdon të ndajë imazhe nga pushimet luksoze në Kuba, me bashkëshortin Getoar Selimi. Imazhe të nxehta e herëpas here edhe ta ntyrës së bukur ku po...