Teatri Kombëtar përsëri në Kinë, është radha e “Elektra”-s

E Enjte, 17 May 2018 09:50

Pas komedisë së Shekspirit, “Zbutja e kryeneçs” është radha e tragjedisë “Elektra” të Sofokliut, me regji nga Adonis Filipi, që të jepet premierë në Kinë. Me ftesë të “Shandong Theater” regjisori Adonis Filipi tashmë dhe në skenën ndërkombëtare, ka nisur nga provat për vendosjen në skenën e këtij teatri në Kinë të një prej tragjedive më të shquara të antikitetit grekë, "Elektra" nga Sofikliu. Regjisori Filipi shprehet se ishte kënaqësi dhe intriguese të pranonte ftesën e këtij teatri. ““Shandong theater” , është teatri qendror i qytetit Jinan, me një popullsi prej 8 milionë banorësh. Është një teatër me traditë të pasur teatrore dhe me mjaft vlerësime kombëtare e ndërkombëtare. “Shandong Theater”, është mjaft i ndjekur nga spektatori, falë cilësisë dhe larmisë së  repertorit, që fillon nga veprat për fëmijë e deri ato për të rritur. Është një teatër i hapur, ambicioz dhe me një veprimtari mjaft dinamike perfomuese brenda dhe jashtë Kinës”, tregon regjisori Filipi. Më tej ai vijon se vepra që pritet të jetë premierë në qershor, zgjedhja ishte e teatrit.  

Premiera do të mbahet në skenën e teatrit të operës dhe baletit të qytetit Jinan në mes të muajit qershor. Por regjisori Filipi tregon se vepra do të vijojë dhe në skenat shqiptare dhe më gjerë. “Shfaqja do jetë në tur, në Shqipëri pjesëmarrëse në festivalin “Skampa”, Maqedoni, Greqi dhe Kroaci”, pohon regjisori. Këtë herë në Kinë për “Elektrën”, sipas regjisorit eksperienca të tilla të ofrojnë jo vetëm mundësi të pasurimit të përvojës e kreativitetit në aspektin individual. “Ato njëkohësisht krijojnë mundësi të promovimit të kulturës tonë shqiptare  nëpër botë. Është intriguese të punosh me artistë që vijnë nga begraunde të ndryshme kulturore. Një përvojë tashmë e prekur në vite në punën time”, pohon regjisori FilipiE konsideruar një vepër për të cilën duhet kurajo “Elektra” në skenën e Teatrit Kombëtar erdhi disa vite më parë nën regjinë e Adonis Filipit, i cili vuri në dukje vlerat e tragjedisë, ato morale, estetike dhe filozofike, çfarë e bëjnë veprën ende të pëlqyeshme për regjisorët dhe për repertorët e teatrove të sotëm.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të ndarë nga lufta, nënë e bir takohen pas 68 vitesh në Kore

Globi

Të ndarë nga lufta, nënë e bir takohen pas 68 vitesh në Kore

Dy shtetas koreano-veriorë, nënë e bir janë takuar me njëri-tjetrin për të parën herë pas 68 vitesh. 92-vjeçarja Lee Keum-seom priti gjithë jetën që ta shihte sërish djalin e saj, me...

Mace budallaqe, mjaullite fort nga dhimbja

Aktualitet

Mace budallaqe, mjaullite fort nga dhimbja

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, prej disa ditësh ka ngritur alarmin për Ethet e Nilit, një virus mjaft i rrezikshëm ku në vendet fqinje ka marrë dhe...

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndërron jetë i plagosuri

Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndërron jetë i plagosuri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë ka ndërruar jetë Behar...