"Lamtumirë Fabrizio",shkruhej në Piazza Del Popolo për funeralin e Frizzit

E mërkurë, 28 Mars 2018 15:34

 

Me një duartrokitje të gjatë nga të pranishmit, nisi ceremonia e funeralit të showmanit Frizzi, në Kishën e Artistëve.

"Sheshi i Popullit" në Romë u tejmbush nga 10 mijë  persona për homazhet e prezantuesit të famshëm italian Fabrizio Frizzi.

Në shesh, pikërisht në hyrjen e kishës, ishte instaluar një ekran i madh i lëvizshëm për të bërë të mundur që ceremonia të ndiqej nga mijëra njerëz që e kishin të pamundur të hynin në kishë.

Mes të pranishmëve kishte shumë njerëz të thjeshtë që e donin për emisionet e tij, si dhe emra të shquar të ekranit, miq dhe kolegë, duke nisur nga Milly Carlucci tek Karlo Konti.

"Humbëm një mik dhe një vëlla" është shprehur don Valter Insero, i cili ka drejtuar meshën.

"Për mua ishte një vëlla, nuk mund të them më tepër"-ka komentuar mes lotëve Karlo Konti.

Mes emrash të tjerë të shquar ishte Alba Parietti, Milly Carlucci Simona Ventura, Anna Foglietta, Paola Cortellesi me bashkëshortin Riccardo Milani, Zoro, Paola Saluzzi, miku i ngushtë Max Biaggi, Emanuela Aureli, Paolo Bassetti, Max Tortora, Marco Columbro dhe Flavio Insinna.

 Fiorella Mannoia, tek hynte në kishë, kujtoi se si "të gjithë e donin Frizzin".

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mbaji larg armiqtë e mirëqenies tënde. Ja cilët janë

Lifestyle

Mbaji larg armiqtë e mirëqenies tënde. Ja cilët janë

Më të rrezikshmit janë shtigjet e panatyrshëm që ndjek në jetën tënde, detyrimet që i merr përsipër për të mos zhgënjyer, gjested që i mban përbrenda nga frika se mos...

VIDE/ Policia i thotë “NDAL”, kamikazja hedh veten në erë

Globi

VIDE/ Policia i thotë “NDAL”, kamikazja hedh veten në erë

Një kamikaze në Çeçeni injoroi paralajmërimet e policisë në një pikë kontrolli dhe hodhi veten në erë. Karina Spirindonova shihet në video e veshur me të zeza, duke ecur e vetme...

Haradinaj kërkon që liberalizimi i vizave të futet në axhendën e BE-së

Bota Shqiptare

Haradinaj kërkon që liberalizimi i vizave të futet në axhendën e BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot mori pjesë në takimin e mëngjesit, së bashku me liderë tjerë, të ftuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, në kuadër të Forumit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!