Mbretëresha Geraldinë aktore?! Zbulohet oferta marramendëse që Hollyood i bëri në vitin 1939

Saturday, 07 Prill 2018 17:40

Pak kush e dinte propozimin marramendës që i është bërë Mbretëreshës Geraldinë nga Hollywood, për të luajtur në një film në vitin 1939. Ajo e ka refuzuar këtë ofertë, edhe pse shuma monetare ishte në stratosferë. Ka qenë gazeta “Ce soir” që ka botuar, të hënën e 24 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me ofertën marramëndëse që Hollyëood-i i ka bërë asokohe Mbretëreshës Geraldinë për të luajtur një film, të cilën ajo e ka refuzuar në mënyrë kategorike.


Ja shkrimi në fjalë:
Një milion dollarë Mbretëreshës Geraldinë për të luajtur një film
Por, ish-sovrania e Shqipërisë, të cilës ky propozim iu bë nga një kompani kinematografike amerikane, nuk dëshiron të bëhet “një objekt kurioziteti publik”.
(Nga ana e të dërguarit tonë special)
Londër, 23 prill (nëpërmjet telefonit)
– A do të vihet një ditë në skenë romani tragjik i mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë, vajzës së dukës hungarez Apponyi dhe Zonjës Giraud?
Në fakt, një kompani e madhe kinematografike amerikane, i ka ofruar gruas së mbretit Zog, një kontratë prej një milion dollarësh (ose rreth 77 milionë franga) për të luajtur në Hollywood.


Por, sot avokati anglez i Mbretëreshës Geraldinë – pasi telefonoi rezidencën, në Greqi, ku ajo po shërohet nga lindja e saj tragjike – u lejua të komunikojë zyrtarisht: “Duhet të kuptojmë se Madhëria e Saj nuk dëshiron të bëhet objekt kurioziteti publik. Pasuria personale e mbretit është gjithashtu e mjaftueshme për gruan dhe familjen e tij dhe u mjafton atyre që të bëjnë një jetë të rehatshme dhe të qetë. Oborri mbretëror i Tiranës është detyruar të shpërbëhet dhe natyrisht, nëse Mbreti mban vetëm një sekretar dhe një shërbëtor në shërbim të tij, Mbretëresha do të ketë po ashtu në shërbimin e saj vetëm një shërbëtore dhe një dado për djalin e tyre të vogël, i lindur para njëzet ditësh.

Madhëritë e tyre synojnë të shkojnë më pas në Angli, ku gjenden në depozitë të gjitha pasuritë e tyre. Sapo shëndeti i mbretëreshës Geraldinë të përmirësohet, familja mbretërore e Shqipërisë, do të largohet nga Greqia për të shkuar disa javë në Egjipt.”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Limoni dhe Xhenxhefili – Çfarë përfitoni menjëherë në organizëm

Aktualitet

Limoni dhe Xhenxhefili – Çfarë përfitoni menjëherë në organizëm

Në internet mund të gjeni këshilla, kura dhe receta pa fund që premtojnë trup në formë dhe shëndet të plotë. Ata që janë të shqetësuar për formën trupore dhe shëndetësore, duhet...

Kura 7 ditore me farat e fiqve dhe mjaltë kundër diabetit

Aktualitet

Kura 7 ditore me farat e fiqve dhe mjaltë kundër diabetit

Fiqtë janë një nga frutat më të ëmbël dhe aromatikë në botë. Fiqtë i gjejmë në ngjyrë të kuqe, të zezë ose të bardhë. Këto fruta janë shumë të pasur me...

Shtetit nuk i del viti për të rikonstruktuar një shkollë fshati! Klasa e parë duhet të mësojë natën!

Aktualitet

Shtetit nuk i del viti për të rikonstruktuar një shkollë fshati! Klasa e parë duhet të mësojë natën!

150 nxënës në zonën e Borakajve në Durrës nuk kanë nisur ende vitin shkollor. Shkolla në Borakaj “Adem Sabli” është jashtë kushteve infrastrukturore dhe për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë...