Bujar Qamili: Kënga popullore është në rrezik. Mungon vëmendja e Ministria e Kulturës

Hënë, 28 May 2018 08:14

Bujar Qamili “Mjeshtër i Madh”, pas suksesit që pati me recitalin e fundit në Pallatin e Kongreseve, flet për një sërë problemesh me muzikën popullore. Ai tregon se me përjashtim të qytetit të Shkodrës, që zhvillon disa aktivitete për këngën qytetare, pjesa tjetër është në heshtje. Krijimtaria e muzikës popullore, kënga qytetare shumë pak është në vëmendjen e institucioneve për promovimin e saj. Apeli shkon në drejtim të Ministrisë së Kulturës për më shumë vëmendje e kujdes.

“… Kënga popullore është në rrezik. Kjo sepse u krijua një repertor këngësh dhe i disa këngëtarëve jo shumë të këndshëm. Më duket me kohën e tranzicionit dhe kënga mori një ndryshim tjetër. Por ishim ne këngëtarët popullorë që nuk lejuan që kënga popullore të shkonte drejt degradimit. Ne bëmë koncerte recitale, koncerte popullore, sidomos në qytetin e Shkodrës që ka një larmi aktivitetesh, dhe nuk lejon që ti të përdorësh në atë vend muzikën tallava. Shkodra nuk ta lejon një gjë të tillë, edhe në dy a tre lokale që kanë muzikë natën është qytetare. Në pedonale të Shkodrës është vetëm muzikë qytetare. Por kënga popullore është e tillë, që mbetet në mendjet dhe zemrat e publikut. Populli e do dhe nuk e harron, këtë e tregojnë dhe sallat që mbushen plot. Isha unë në skenë në Pallatin e Kongreseve dhe salla ishte plot me publik. Publiku vjen të dëgjojë këngën popullore dhe jo muzikë tjetër.

Dëmtime ka në këngën popullore, secili këngëtar ka profilin e tij dhe di se çfarë zgjedh. Unë për veten time si këngëtar nuk ia lejoj vetes një gjë të tillë, që të bëj abuzime me këngën popullore. Ka disa kompozitorë që sot po anojnë pak në orient, duke kompozuar këngën popullore në orient. Pra nuk po dëgjojmë më si kënga “Ky marak”, apo si kënga elbasanase “Sa e amël është dashnia”, nuk po dëgjojmë më si kënga shkodrane “Taksirat, që më ka zan mu”, etj. Është shumë e vështirë t’i realizosh sot këngë të tilla. Nëse i referohemi repertorit të këngëve të mia do të shikoni që janë këngë, që këndohen dhe sot e kësaj dite. Populli e di se cila është e bukura. Por sot shikojmë që ka dhe nga ata që e bëjnë një këngë, por është si puna e asaj flluskës së sapunit që shfryhet menjëherë.

Unë duhet ta them me zë të fuqishëm, që kënga popullore nga institucionet tona shtetërore është e harruar. Ju përmenda pak më parë, që jemi ne vetë këngëtarët popullorë që mundohemi ta mbajmë qoftë me një koncert, me një gëzim familjar etj. Para disa vitesh ishte RTSH, që bëri një punë të madhe dhe zhvillonte festivalin e këngës popullore me interpretues të saj, por ka disa vjet që dhe ky institucion nuk po merret më. Për mua është gabim, dhe është gjynah, sepse popull pavarësisht nga motivet e këngëve të tjera në gjak ka këngën popullore. Po t’i referohesh, ne shikojmë që për të rinjtë ka koncerte, për muzikën e lehtë po, por për këngën popullore asnjë institucion nuk ka vëmendje. Mungon vëmendja duke filluar që nga Ministria e Kulturës, që është kryesorja që duhet të mendojë për krijimtarinë e këngës popullore qytetare. Ministria e Kulturës të japë fond që të organizohet një koncert i këngës popullore të paktën një herë në vit. Ndërsa Shkodra e them sërish është i vetmi qytet që organizon koncerte të këngës popullore, festival të këngës popullore”.  

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...