Teatri Kombëtar, deputetët kryqëzojnë Kumbaron: Jep dorëheqjen!

E mërkurë, 28 Mars 2018 19:05

Edhe pse kryeministri Rama e shpalli me bujë projektin e ri për Teatrin Kombëtar, ministria Kumbaro e hedh poshtë atë, duke thënë se projekti është në fazën e studimit. Seanca dëgjimore e zhvilluar dje në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për projektin e Teatrit Kombëtar, nisi me debate dhe pyetje të shumta nga deputetët.Shembja e Teatrit Kombëtar dhe projekti danez për teatrin e ri ka shkakuar debate dhe akuza të forta ndërmjet deputetëve të opozitës dhe Ministres Kumbaro. E thirrur për të raportuar në Komisionin e Medias, Kumbaro tha se projekti i ri është vetëm një projekt-ide. Ndërsa Vokshi e quajti çmenduri pasi ky qëndrim i Ministres bie ndesh me Ramën. E ndjerë e fyer, Kumbaro braktisi Komisionin pas 5 orë debate.Edhe pse kryeministri Rama e shpalli me bujë projektin e ri për Teatrin Kombëtar, ministria Kumbaro e hedh poshtë atë, duke thënë se projekti është në fazën e studimit. Seanca dëgjimore e zhvilluar dje në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për projektin e Teatrit Kombëtar, nisi me debate dhe pyetje të shumta nga deputetët.Shembja e Teatrit Kombëtar dhe projekti danez për teatrin e ri ka shkakuar debate dhe akuza të forta ndërmjet deputetëve të opozitës dhe Ministres Kumbaro. E thirrur për të raportuar në Komisionin e Medias, Kumbaro tha se projekti i ri është vetëm një projekt-ide. Ndërsa Vokshi e quajti çmenduri pasi ky qëndrim i Ministres bie ndesh me Ramën. E ndjerë e fyer, Kumbaro braktisi Komisionin pas 5 orë debate.Pas 5 orë debate për Teatrin Kombëtar, Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro ka braktisur Komisionin Parlamentar të Medias.Vokshi: Nuk mund të vini këtu, kryeministri ndryshe dhe ju ndryshe. Ose njëri është i çmendur ose tjetri, zgjidheni ju.Kumbaro: A mund ta mbani pak etikën ju lutem? Sapo më fyet mua dhe kryeministrin me një etiketë të cilën nuk mund ta pranoj. Unë këtu e ndërpres se nuk mund të më quani as të çmendur, as mua dhe as kryeministrin.Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, duke kundërshtuar projektin u shpreh se qëndrimi i Ministres bie ndesh me deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama.Për këtë ajo iu referua fjalimit të Kryeministrit gjatë prezantimit të projektit të ri, ku ai u shpreh se Teatri Kombëtar  do të shembet dhe i riu do të ndërtohet në të njëjtin vend.Ndërsa Kumbaro thotë që kjo është vetëm një projekt ide.Vokshi: A do të shembet Teatri apo jo?Kumbaro: Procedura në shqyrtim të kësaj kërkesë prezantimi i së cilës u bë dhe publikisht është në proces e sipër  për të gjetur të gjitha hapësirat.Vokshi: Mos ta besojmë Kryeministrin?Kumbaro: Kryeministri ka shprehur një vullnet politik.Gjatë debateve, deputetët e opozitës i kërkuan Kumbaros të japë dorëheqjen pasi sipas tyre ajo po shkatërron Monumente Historike.Vokshi: Nëse nuk e dini që ekziston jep dorëheqjen, ik se nuk po bën dot detyrën tënde. Po shkatërron një godinë historike për të cilën vlerësimin ja ku e keni.Kumbaro: Unë nuk ju jap juve dorëheqjen. Nëse kryhet riomkonstruksioni i saj sado i kushtueshëm dhe i thellë të jetë nuk e sjell atë në kushtet optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimit dhe do të kërkonte më shumë se 90% të ndërhyrjes në atë objekt. Deputetët e opozitës pranuan që Tirana ka nevojë për një Teatër të ri, por që për ta mund të ndërtohet në një tjetër zonë. Teksa godina aktuale sipas tyre duhet rikonstruktuar. Opozitarët mendojnë se për këtë duhet të realizohet një konkurs ndërkombëtar. Qëndrimet jo pak herë kanë shkaktuar debate me tone të larta. Në Komisionin Parlamentar, Ministrja sqaroi se Teatri Kombëtar nuk është një Monument Kulture.Po ashtu ajo iu referua dhe një studimi të Institutit të Ndërtimit ku nënvizohet se godina e teatrit nuk plotëson asnjë kusht bashkëkohor.Pas debateve te shumta Kumbaro braktisi komisionin.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...