Baleti Kombëtar i Kosovës tri ditë në Paris

E mërkurë, 30 May 2018 18:59

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një njoftimi për media bën të ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Recomposed” shkon në një skenë ndryshe nga herët e tjera, në Francë.

Është teatri ‘Le Palace’ në Paris, i cili do të mirëpresë balerinët nga Kosova, të cilët do të pushtojnë për 3 ditë radhazi, në datat 1, 2, dhe 3 qershor, skenën e këtij teatri.Në vizitën e tij të parë në Francë, Baleti Kombëtar i Kosovës do të udhëtojë me shfaqjen »Recomposed ». Shfaqja « Recomposed » u dha për herë të parë premierë në vitin 2016 edhe në skenën tonë, shfaqja është projekt i realizuar në mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë dhe është punuar me koreografi të francezëve Christophe Beranger dhe Jonathan Pranlas-Descours.

Recomposed i referohet gjendjes aktuale të Kosovës, të ardhmes së saj, perceptimit të traditave, diçka që të gjithë kërcimtarët bashkëndajnë me kulturën kosovare. Si një vepër politike, baleti portretizon dëshirat e shoqërisë kosovare në marshimin drejt lirive individuale universale, një proces kompleks por i pandalshëm. Ngjarja zhvillohet në kuadër të “vitit të përbashkët mes dy ambasadave”, të Kosovës në Francë dhe të Francës në Kosovë, dizajnuar me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së shtetit. Ambasada e Francës në Kosovë dhe Ambasada e Kosovës në Francë po bashkëpunojnë për të promovuar programin e përbashkët të ngjarjeve kulturore që tregojnë lidhjen dhe miqësinë mes dy vende.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 19:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Politikë

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Pas skandalit në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës përmes falsifikimit, si dhe 11 milionë të tjera...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!