Lumja e Blloshmëve

E Enjte, 31 May 2018 03:05

Piktorja Lumturi Blloshmi (Lumja), një nga penelat më interesantë të vendit në kapërcyell të shekujve XX dhe XXI, përveç pjesëmarrjes nëekspozita të përbashkëta, në vend dhe ShBA, Poloni, Egjipt, Kosovë, ka hapur edhe disa vetjake në Tiranë. Përpos punimeve mbresëlënëse në pikturë, fotografi dhe instalacion, Lumja disa herë kishte shpërfaqur probleme shoqërore dhe ekonomike nëpërmjet performancave të goditura artistikisht në mjedise publike..

   Natyrisht edhe ajo ishte atë ditë mes zulmës së madhe të njerëzve, sidomos artistë dhe artdashës në oborin e Galerisë së Arteve në Tiranë. Atje po zhvilloheshin Homazhet pranë arkëmortit me trupin e studiuesit të ndjerë, Gëzim Qëndro, i cili për pak vite kishte qenë edhe drejtor i Galerisë, por me një kontribut shumë të vyer në historinë e saj. Ai ishte ndarë nga jeta një ditë më parë, në një moshë plot energji dhe dëshirë për punë.

   Në pritje të orës së përcjelljes për në banesën e fundit të mikut tonë të përbashkët, u ulëm me Lumen tek Bar Aleanca, pranë Galerisë për kafe. Shpejt, biseda kaloi tek Gëzimi, me të cilin po ndaheshim përfundimisht, ikja e tij fare e parakohëshme nga kjo botë, na kish pezmatuar thellë. Me kafe në dorë, duke kujtuar bisedat e fundit me të, thashë me hidhërim ndër të tjera: Sa punime e projekte ka lënë përgjysëm Gëzimi ! Lumja heshti, hoqi filxhanin e çajit nga buzët dhe për disa çaste treti shikimin saj gjithë pezm, larg, shumë larg. Ajo ishte ndoshta duke përfytyruar studiuesin e ndjerë në pleqëri të thellë të përkulur mbi tryezën e punës ose duke u folur nipërve dhe mbesave mbi artet pamore. Ndoshta….

   Ndërkohë, kisha lënë kafen mbi tryezë dhe e fotografova.

   Ishte një ditë e vrejtur e me shi, data shënonte 28 shkurt 2018.

Qerim VRIONI, studjues i fotografisë

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 03:15

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Aktualitet

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Për shkak të remontit të OST në linjat 110kV Rrashbull-Sallmone, Rrashbull – Spitallë, në datat 24-25 shtator do të ketë kufizime energjie në disa zona në Durrës e Shijak, njoftoi...

Greta Koçi tregon si e ngacmoi futbollisti i kombëtares

Show-biz

Greta Koçi tregon si e ngacmoi futbollisti i kombëtares

Greta Koçi për sa i përket jetës private ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe asnjëherë nuk kemi mësuar asgjë për ndonjë marrëdhënie të saj dashurie. E ftuar në “Xing me...

Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Bota Shqiptare

Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Një i ri shqiptar ka rënë pre e një sulmi, teksa po kalonte në trotuar. Sulmi ka ndodhur në lagjen Allerton në Bronx të New York ditën e djeshme, nga...