“Asgjë të re” nga Kreta!

Tritan-Shehu

Titulli i Remarque «Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit» i përshtatet «Takimit të Kretës». Mbas rreth 48 orë biseda të paraprira nga trumbeta propagandistike, midis Zz. Kotzias e Bushati, mbas disa këngëve, valleve e darkave aty, Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për ecurinë. I vetmi burim zyrtar informacioni është njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, i cili edhe “midis rreshtave” nuk transmeton asnjë mesazh konkret. NGA DIKASTERI YNË KA HESHTJE! Mendoj se takimet janë gjithmonë pozitive, por ashtu siç e kam thënë edhe në Komisionin e Jashtëm nuk kisha ndonjë pritshmëri konkrete këtë herë. Kjo sepse problemet e agravuara prej vitesh nga politikat Rajonale aventureske të Rilindjes, nuk mund të çbëheshin në 48 orë, pavarësisht edhe muzikës!! ÇËSHTJET ME GREQINË DUHET E MUND TË ZGJIDHEN DUKE U PËRBALLUAR ME SERIOZITET, RINOVUAR TRAKTATIN E MIQËSISË SË 1996, QË I HAP RRUGË KËSAJ: Për lëvizjen e lirë duhet të punohet menjëherë për tejkalimin e çështjes së toponimeve. Për pronat duhet të aktivizohet komisioni i parashikuar në Traktat. Për çështjen e “Ligjit të Luftës” dhe kufijve tokësorë duhet mbështetur përsëri në atë Traktat. Për Marrëveshjen Detare duhet punuar mbi modelin e përparshëm të saj. NDRYSHE DUKE ECUR ME “HAPA TE SHKURTRA”, SIÇ DEKLAROI BUSHATI NË KOMISION, DO TË NGELIM GJATË KËTU KU JEMI. Ndërsa Ministri Kotzias në fakt mori atë që i nevojitej nga ai takim.

Çollaku-Bushatit: I zhvillove bisedimet si Ditmir apo si Dhimitër?

Lidhur me takimin dyditor të mbajtur në Kretë mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë, ka reaguar përmes rrjeteve sociale edhe kreu i Departamentit të Politikës së Jashme në PD, Kreshnik Çollaku. Duke ironizuar ministrin tonë për nënshtrimin ndaj palës greke, Çollaku shtron pyetjen nëse vizitën Bushati e bëri si Ditmir apo si Dhimtër. Ndër të tjera ai i konsideron bisedimet për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull me Greqinë si tepër të rëndësishme dhe thekson se kemi të bëjmë me një proces të vonuar. “Ditmir apo Dhimitër ?? Ministri Jashtëm grek dje deklaroi se bisedimet po zhvillohen për integrimin në BE të Shqipërisë. Një ditë më pas ,delegacioni shqiptar u dërgua te vendi ku Zeusi grek paska bërë nuse të veten Evropin. Simbolika është e qartë..nga Greqia lindi Evropa. Këtë mit grekët nuk kanë kujt t’ia tregojnë në BE. Si ballkanas të mirë kanë nevojë të gjejnë dikë t’ia thonë (nevoja për vasale).Në këtë rast e kanë gjetur. Mesazhi që përcjellin është se për Shqipërinë Evropë është Athina…(ose të paktën rruga për Bruksel kalon nga Athina). Kjo është një pozitë e patolerueshme inferioriteti, ku ministri jashtëm shqiptar ka pranuar të dorëzohet. Kushti kryesor që negociata të këtij tipi të kenë sukses është reciprociteti mes palëve. Bisedimet për të zgjidhur çështjet me Greqinë janë të rëndësishme dhe madje një proces i vonuar. Por rëndësi ka që ministri shqiptar t’i zhvilloje ato si Ditmir, jo si Dhimitër !”, shkruan Çollaku në rrjetet sociale.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>