Banorët e Dibrës mesazh për qeverinë: ‘Derri nuk do saçme, por do plumb’

diber

Banorët e Rrethkales, ish-Komuna Muhurr në Bashkinë e Dibrës, kanë denoncuar mungesën e ndihmës nga strukturat shtetërore me anë të një videoje. Ata e kanë hapur vetë rrugën e bllokuar nga bora, që i lidh me qytetin e Peshkopisë dhe me anë të videos kanë ironizuar qeverisjen vendore dhe qendrore që i ka lënë në harresë

 

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka bërë publike një video ku banorët e një njësie vendore pas braktisjes totale nga ana qeverisë kanë një mesazh për ta.“Banorët e Rrethkalës, ish-Komuna Muhurr në Bashkinë e Dibrës kanë një mesazh për qeverisjen vendore dhe qendrore. Në mungesë totale të përkujdesjes së tyre nga shteti, pas disa ditëve bllokim nga bora, banorët kanë rrokur lopatat e janë angazhuar vetë për hapjen e rrugës. Për ta, sikurse për të gjithë në këto ditë acari shteti nuk ekziston më. Është me pushime. Vetë shtetarët kanë rrokur çiften me dalë për gjueti për qejf. Ka plas derri i madh thonë. Me ironi nga Dibra i përgjigjen: “Derri nuk do saçme, por do plumb”, shkruan Boçi në Facebook.

Kronika: Shkon në katër numri i viktimave nga i ftohti. Zdrukthëtari vdes në Korçë/I ftohti i acartë që ka përfshirë vendin prej një jave vazhdon të marrë jetë njerëzish. Viktima e radhës është regjistruar në qytetin e Korçës, ku sipas policisë së qytetin juglindor, trupi i pajetë i një 60 vjecari është gjetur rreth orës 10:35 të 10 janarit 2017. Efektivët kanë gjetur ambientet e një zdrukthëtarie 60-vjeçarin Ilia Lifo, që dyshohet të ishte i punësuar si roje objekti. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa pohojnë se viktima nuk ka shenja dhune në trup. Të hënën në Lushnjë një roje pallati në ndërtim u gjet i ngrirë nga familjarët, ndërsa dy viktimat e tjera janë: 53-vjeçari Leonard Beqiri, që u gjet i pajetë në lagjen 2 të qytetit të Sarandës dhe një 38-vjeçar i pastrehë në Durrës.

Veriu i izoluar nga dëbora, në Pukë i sëmuri transportohet në spital në krahë/Një 60-vjeçar nga Puka është transportuar me krahë për në spital, pasi kishte probleme shëndetësore. Ngjarja ndodhi në fshatin Buhot në njësinë administrative Rrapë. Për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora, i sëmuri është transportuar në krahë nga banorët e fshatit dhe forcat zjarrfikëse. Veriu dhe verilindja e vendit mbeten zonat më problematike sa i përket situatës së krijuar nga moti i keq me reshje dëbore dhe ngrica.

Akulli mbërthen tubacionet dhe lë pa ujë banorët në Durrës, Fier e Gjirokastër/ Temperaturat minus ka shkaktuar probleme edhe në zonat jugore dhe bregdetare të vendit. Situata më e rënduar paraqitet në Durrës dhe veçanërisht në burgun e qytetit ku për shkak të acarit që ka dëmtuar makinat e institucionit një pjesë e të burgosurve nuk kanë mundur të ndjekin seancat gjyqësore në ngarkim të tyre në gjykatën e Durrësit. Familjaret shprehen jashtë kamerave se të dënuarit kane ngritur shqetësimin për mungese te ujit dhe kane kërkuar të furnizohen nga familjarët të cilët krahas ushqimit e veshmbathjeve tashmë po sjellin edhe bidonët me ujë në burg. Edhe qyteti po vuan mungesën e ujit ndërsa ujësjellësi shprehet se kanë ngrirë edhe tubacionet kryesore. Gerald Dautaj inxhinier, Ujësjellësi: Problem i madh është edhe ngritja e matësve. Ka pasur plasje të matësve çka ka shkaktuar përveç mos furnizimin me ujë edhe kosto. Ndërkohë në Fier, rreth 3 mijë banorë nuk po furnizohen me ujë pasi depoja në hyrje të Semanit ka dalë jashtë funksionit për shkak të ngricës. Banorët thonë se problemi më i madh është për bagëtinë. Banorët: Ka një javë pa ujë. Një pjesë që kanë puse e kanë zgjidhur. Më të nevojshme e ka bagëtia. Në Gjirokastër, përveç mungesës së ujit, problem është bërë edhe akulli në rrugë.Banorët: Ky akull ka ardhur si rezultat i rrjedhjes së ujërave nga pjesa e sipërme e pallatit dhe nga tuneli që nxjerr ujërat. Kanali ekzistues ishte por e mbyllën. -Po bien edhe njerëzit dhe makinat po rrëshqasin. Ndërsa në Sarandë, pas shumë vitesh janë rikthyer reshjet e dëborës. Banor: Për Sarandën është e bukur. Ka 30 vite që nuk po bie dëborë. Probleme me ngricat janë evidentuar edhe në bujqësi, ku janë me dhjetëra ha sera të mbjella që janë dëmtuar rëndë.

Fier – Ngrin depoja e ujit, banorët e fshatit Seman ngelen pa ujë/Temperaturat e ulta të ditëve të fundit kanë bërë që depoja e ujit që ndodhet në kullën në hyrje të fshatit Seman të ngrijë e si pasojë afro 3 mijë banorë të fshatit Seman të mos furnizohen me ujë. Kulla e lartë 20 metra, është ndërtuar pasra 1980 dhe  mban depon e ujit e cila mbushet nga pusi i ujit në Pishporo e më pas furnizon fshatin Seman. Banorët pohojnë se deri diku e kanë zgjidhur problemin por vetëm për disa familje. Ato që kanë puse uji në oborret e shtëpive dhe që e nxjerrin me kova se pompat nuk punojnë, kanë ngrirë tubacionet. Për të pirë ujin e marrin nga autoboti, por problem mbeten bagëtitë.

Ngricat në Lushnjë/Banorët ankohet për tubacionet e ngrira-Fermerët për prodhimet bujqësore të dëmtuara/ Ngricat kanë shkaktuar probleme jo vetëm për qytetin por edhe për fshatrat e Lushnjes. Banorët ankohen se kanë disa ditë pa ujë si pasojë e tubacioneve të ngrira, ndërsa fermerët nuk dinë c’ të bëjnë me prodhimet bujqësore të dëmtuara. Nuk mbajnë mend të kenë pastruar të tilla ngrica në rrugët e Lushnjes. Prej një jave temperaturat luhaten në vlerat minimale nga -7 deri në -10 gradë celcius. Problem nuk është vetëm akulli në rrugë por edhe tubacionet e ngrira të ujësjellësit. Banorët ankohen se kanë disa ditë pa ujë. Biznesi i ujit qe shpërndahet nga autobotet, këto dite ka arritur shitjet me te mëdha. Te paktën për te pire, lushnja e ka zgjidhur ne ketë forme. Demet nga ngricat janë me te mëdha ne bujqësi. Këto gra po shkulin gjithçka ka mbetur nga sera. Edhe fidanët e rinj janë prishur. Me te vjetorit ne moshe, thonë se një i ftohte i tille ka ndodhur ne vitet 50, por vetëm dy dite zgjati. Alternativat e ngrohjes po përdoren te gjitha sipas mundësive ekonomike, kush me soba druri, kush me gaz apo energji elektrike.  Ne librin e statistikave te mbajtura për Lushnjen thuhet se temperatura te ngjashme kane qene ne vitet ,1907, 1943, dhe 1987,por janari i 2017-ës do te shënohet si periudha ku ditët e ftohta kane qene me te gjatat.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>