Basha apel Ramës nga Kamza: Ndihmo banorët e prekur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizatuar familjet e prekura nga përmbytjet në Bashkinë e Kamzës. Teksa inspektoi Valiasin, ku zona e Frutikulturës është më e prekura nga shkarkimi i liqenit të Bovillës dhe reshjet e dendura, kreu i opozitës i kërkoi qeverisë të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe të mos merret me akuza ndaj bashkive që drejtohen nga PD, duke bërë përpjekje të transferojë përgjegjësitë

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizatuar sot familjet e prekura nga përmbytjet në Bashkinë e Kamzës. Teksa inspektoi Valiasin, ku zona e Frutikulturës është me e prekura nga shkarkimi i liqenit të Bovillës dhe reshjet e dendura, Basha i kërkoi qeverisë të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Ai këshilloi ata të bashkëpunojnë me emergjencat civile për të shmangur çdo humbje njerëzore. Banorët iu ankuan kreut të opozitës për braktisje nga autoritetet qeveritare dhe se deri tani ia kanë dalë vete ose me ndihmën e bashkisë. “U takova me familjet e përmbytura në Bashkinë e Kamzës. Dëmet janë të mëdha. Kryebashkiaku Mziu është pa mbështetjen e autoriteteve, por ia ka dalë të ndihmojë mbi 250 familje të rrezikuara. Banorët më treguan se u përmbytën për shkak të shkarkimit të liqenit të Bovillës pa u paralajmëruar. Inkurajova kryebashkiakun Xhelal Mziu të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë banorëve me mjetet që ka në dispozicion. Kryebashkiaku më tha se eskavatorin që i takonte me vendim qeverie, ia ka marrë Bashkia e Tiranës. Deri tani, në zonë ka shkuar vetëm një makinë ushtrie për 11 persona në rrezik. Megjithatë, i kërkova zotit Mziu dhe banorëve që takova, që të kenë prioritet evakuimin e qytetarëve”, shkruan Basha në facebook.

Reagim i Bashkia Kamëz ndaj situatës së përmbytjeve: “Jemi 24 orë në krye të detyrës, ja
situata në terren deri në orën 11:00”

“Shqipëria përmbytet, Rama krihet dhe prodhon politikë me Kamzën!”

137 projekte flenë në sirtarët e qeverisë, mes tyre dhe për kolektorët. Është skandaloze fakti që qeveria me ndarjen e re territoriale nuk i kaloi kompetencat e bashkisë shoqëruar me fondet dhe mjetet përkatëse. Bleu 61 ekskavatorë dhe ia shpërndau bashkive, Kamzës nuk i dha asnjë!. Kamzës nuk ju dha repart zjarrfikëse dhe as zjarrfikëse megjithëse ndodhej në Kodër-Kamëz!Shqipëria është përmbytur dhe ndodhet nën ujë, por kryeministri dhe qeveria e tij nuk janë të interesuar për situatën, por të prodhojnë politikë. Mbrëmë në mes të natës në reagimin e qeverisë për dy bashki të djathta (mes tyre dhe Kamza),  Rama krihet dhe as ka ndërmend të jetë në mbështetje të qytetarëve.  Paturpësia është se në vend që qeveria të reagojë si duhet ndaj situatës ku përmbytje ka në; autostradën Tiranë-Durrës, Fushë-Krujë, Mamurras, Vlorë, Fier , Gjirokastër, Korçë e pjesën më të madhe të vendit dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është pa energji, qindra e mijëra banorë duan ndihmën e ekzekutivit, Rama tenton të rreket për të prodhuar politikë, duke përmendur bashkitë e djathta e ndërkohë sulmon dhe Kamzën!.  I kujtojmë Ramës dhe qeverisë së tij se përkundër mos mbështetjes qeveritare, bashkia Kamzës brenda mundësive të saj ka nisur punën për t’i paraprirë situatave të tilla ku prej kohësh ka nisur pastrimi i kolektorit më të madh në Kamëz, ai i Valiasit  mbi 1 km, i cili nuk ishte pastruar në 27 vjet si dhe kolektorëve të tjerë. I kujtojmë Ramës se propaganda nuk mbulon aspak neglizhencën e qeverisë së tij, e cila nuk ka mbështetur aspak pushtetin vendor me financime dhe mjete për situata emergjente!. Bashkia Kamëz ka qenë dhe është në krye te detyrës dhe nuk ka aspak nevojë për apelin e një kryeministri në gjumë që alarmohet sa herë vijnë reshjet apo bien zjarre!.  Pjesa më e madhe e stafit të bashkisë Kamëz dhe ndërmarrjeve në vartësi janë në terren në ndihmë të qytetarëve dhe evidentimit të nevojave të tyre. I kujtojmë Ramës që në vend të retorikës, të angazhohet seriozisht në terren në mbështetje të bashkisë Kamëz dhe qytetarëve që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja. Rama nuk ka aspak të drejtë të bëj apel, apo të akuzojë për faktin sepse Kamzën e ka parë më sy politikë, e ka diskriminuar me mosakordim fondesh në çdo fushë, pavarësisht projekteve që bashkia ka dorëzuar dhe ato vazhdojnë të flenë në sirtarët e qeverisë.  Më konkretisht me ndarjen e re territoriale Kamzës nuk iu akorduar fondi financiar për pastrimin e kolektorëve, dhe paturpësisht edhe kur qeveria e Ramës bleu 61 eskavatorë dhe i shpërndau në një ceremoni propagandistike, Kamzës nuk iu dha asnjë!.  Si duket qytetarët e këtij vendi i interesojnë Ramës vetëm në kohë zgjedhjet por në Kamëz atë e kanë kuptuar shumë mirë dhe e çojnë nga humbja në humbje dërrmuese!.
Situata në terren/ Pjesa më e madhe  e stafit të bashkisë, ndërmarrjeve etj, është 24 orë në terren për menaxhimin e situatës së paprecedentë të reshjeve të shiut dhe të përmbytjeve në territorin e bashkisë.

Situata  është shumë e rëndë në disa lagje të bashkisë si:Valias, Frutikulturë, Laknas, Bathore, Kamëz, Paskuqan1, Paskuqan 2, Kamëz, Fushë-Kërçik, etj.
Bashkia Kamëz duke qenë me mbi 150 mijë banorë, por dhe zonë me rrezik të lartë nga; Lumi Tirana; Lumi Tërkuzë; Lumi Lana nuk mundet që pushteti vendor, bashkia t’i jap zgjidhje asaj as në aspektin afatgjatë dhe as afatshkurtër për shkak të trashëgimisë së saj nga ish NB në qytet me dendësinë e popullsisë më të madhe në vend. Bashkia e Kamzës vazhdon të shihet me syrin e njerkës dhe të persekutohet në vazhdimësi nga qeveria Rama. Janë paraqitur mbi 137 projekte në qeveri dhe asnjëri prej tyre nuk është financuar.
Kemi paraqitur projekte për: Kolektorin kryesor të Bathores, Kolektorin kryesor të Frutikulturës, Kolektorin kryesor të Valiasit të ri, Kolektorin kryesor të Valiasit të Vjetër, Kolektorë të tjerë në Fushë-Kërçik, Kolektorë të tjerë në Babrru Shpat, Kolektorë të tjerë në Paskuqan 1, Kolektorë të tjerë në Paskuqan 2 etj. Për asnjë nga këto kolektorë bashkia Kamëz nuk gjeti mbështetjen e qeverisë për ti financuar.  Sa i përket delegimit të kompetencave me ndarjen e re territoriale për disa funksione të reja sërish bashkia Kamëz u persekutua si;
Për kanalet kulluese dhe vaditëse; nuk u dha asnjë mjet nga ish ndërmarrjet shtetërore. Nuk iu dha asnjë ekskavatorë Kamëz (i mori bashkia Tiranë) nga 61 eskavatorët e blerë nga qeveria Rama.

Repartet zjarrfikëse (ishte një në Kodër-Kamëz, por Kamzën e persekutuan dhe ia kanë lënë Tiranës).  Pra Kamza ka zero reparte zjarrëfikse, zero mjete!. Qeveria delegoi kompetencat, por jo repartet dhe mjetet!

Mirëmbajtjen e rrugëve rurale, rajonale etj. Qeveria nuk dha asnjë qindarkë financim ku janë mbi 1210 km rrugë gjithsej dhe me dhjetëra km rrugë rajonale dhe kombëtare  duke shkaktuar paqartësi dhe më pak buxhet për bashkinë për funksionet e tjera.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>