Basha: Bashkimi i shqiptarëve, garancia e fitores në betejën për liri dhe të drejta njerëzore

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Ai ka kujtuar se 27 vite pas demokracisë, shqiptarët nuk zgjedhin dot të lirë, nuk gëzojnë dot lirinë e fjalës dhe nuk përfitojnë dot prej monopolit të tregjeve. Blerja e votës dhe censura ndaj medias janë armët që po përdor kryeministri Rama për asgjësimin e të drejtave dhe lirive të njeriut

Dita e lirive/Presidenti Nishani: “Ligji i pronave bën me turp autoritetet e shtetit shqiptar”

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka përkujtuar ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ka theksuar se 27 vite pas demokracisë, shqiptarët nuk zgjedhin dot të lirë, nuk gëzojnë dot lirinë e fjalës, nuk përfitojnë prej monopolit të tregjeve dhe kjo pres censurës, shantazhit dhe kërcënimeve të Edvinit. Kreu i PD nënvizon se vetëm bashkimi i shqiptarëve është garancia e fitores në betejën për liri dhe të drejtat njerëzore. “Sot, në 10 dhjetor 2017, ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duhej të debatonim si shoqëri për të drejtat e grave, të fëmijëve, për të drejtat e të rinjve, për përmirësimin e kushteve ku secili të ushtronte dhe të gëzonte të drejtat që i takojnë. Por fatkeqësisht 27 vite pas ardhjes së demokracisë, ne shqiptarët ende nuk zgjedhim dot të lirë, nuk gëzojmë dot lirinë e plotë të fjalës nga censura e qeverisë mbi median, nuk përfitojmë dot nga liria e vërtetë e tregut prej monopoleve të pushtetit. Edi Rama i ka asgjësuar këto të drejta me shitblerjen e votës, me shantazhe dhe me kërcënime. Qeveria e tij e shkel përditë dinjitetin e qytetarëve me makutërinë e tenderave e koncesioneve, me shpërdorimin qe ju bën fondeve publike, me arrogancën ndaj njerëzve. Kjo qeveri njeh vetëm privilegjet e saj, dhe shkel me këmbë të drejtat e liritë e njerëzve të thjeshtë. Bashkimi i të gjithë shqiptarëve është garancia e fitores në betejën për liri dhe të drejtat njerëzore”, tha Basha.

Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut/Presidenti Meta:Qeveritë të kthejnë vëmendjen drejt parimeve të këtij dokumenti/ 69 vjetori i nënshkrimit të deklaratës universale të të drejtave të njeriut për Presidentin Ilir Meta është një datë që i kujton shteteve dhe qeverive të kthejnë vëmendjen drejt parimeve të këtij dokumenti. “Si sot, më 10 dhjetor 1948, u miratua Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, kushtetuta e parë universale në mbarë botën. “Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë; mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut çon drejt veprimeve barbare, që fyejnë ndërgjegjen njerëzore dhe krijimi i një bote në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, lirinë e besimit dhe lirinë nga frika dhe skamja është shpallur si aspirata më e lartë e çdo njeriu”, janë fjalët e para të këtij dokumenti thellësisht emancipues, të cilat edhe sot tingëllojnë aktuale dhe u kërkojnë ende shteteve dhe qeverive, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe vetë individëve të rikthejnë jo vetëm kujtesën por edhe vëmendjen dhe energjitë e tyre në respekt parimeve detyruese të saj”, tha Presidenti Meta.

Dita e të drejtave të Njeriut, Nishani: Ligji i pronave bën me turp autoritetet e drejtësisë shqiptare/ Në ditën botërore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, përmes një postimi në FB, ish-Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë vëmendje të veçantë të drejtës së pronës. Teksa e nis me një shprehje nga Eleonor Roosvelt, Nishani shkruan se në Shqipëri e drejta e pronës është e dhunuar, duke e konsideruar atë një skandal të përmasave të mëdha që nuk do mund të harrohet lehtë.  “Where, after all, do universal human rights begin? In small places, close to home — so close and so small that they cannot be seen on any maps of the ëorld. […] Unless these rights have meaning there, they have little meaning anyëhere. Without concerted citizen action to uphold them close to home, ëe shall look in vain for progress in the larger ëorld.” Eleanor Roosevelt.  Sot në ditën botërore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, Shqipëria ka bërë shumë hapa pas, për fat të keq!Një prej këtyre të drejtave tashmë të dhunuara është ajo e pronës, duke e zëvendësuar atë nga një e drejtë themelore e garantuar me ligj, me një mekanizëm shtetëror që shkel parimin e sigurisë juridike, parimin e barazisë ligjore, mosdiskriminimit si dhe të drejtat e pronës, duke dhunuar kështu nenin 6/1 të Konventës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës të Këshillit të Evropës. E drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të falsifikuar, dërguar nga institucionet e Shtetit Shqiptar. Ky skandal i përmasave të mëdha nuk do mund të harrohet lehtë. Por ai bën me turp autoritetet më të larta të drejtësisë shqiptare dhe komprometon seriozitetin e individëve të përfshirë në opinionin e Venecias”, shkruan ish Presidenti Nishani.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>