Basha: Erdhi ora e madhe e solidaritetit, nuk ka kompromis me malavitën

cader-847x477

Opozita shqiptare do të vazhdojë në rrugën e saj të drejtë, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kreu i PD, Lulzim Basha nga çadra e lirisë, u bëri thirrje qytetarëve që ditën e hënë nga ora 11-12 të bashkohen në bllokimin total të trafikun kombëtar në të gjithë vendin

Deklarata /Kurrë më nuk do të ketë tërheqje dhe kompromis, por qëndresë deri në themelimin e Republikës së Re

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ka vendosur që të intensifikojë protestat në shërbim të kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri me dije se krahas çadrës së lirisë në Tiranë do të ketë protesta në të gjithë Shqipërinë, duke nisur që nga dita e hënë. “Në funksion të arritjes së këtij qëllimi madhor se opozita ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë. Duke ruajtur si pishtar të kësaj lëvizje çadrën e lirisë 24 orë në ditë por duke e shtrirë në mbarë vendin. Të hënën të gjithë qytetarët të majtë e të djathtë, bashkohemi midis orës 11:00 dhe 12:00 në bllokimin fatal të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Ky është vendimi i opozitës së bashkuar.  Kjo është një orë e madhe solidariteti kombëtar, është një orë e madhe mesazhi. Kurrë më nuk do të ketë tërheqje dhe kompromis por vetëm qëndresë deri në hedhjen e themelit të republikës së re që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Por është edhe fillimi i një aksioni politik i cili vetëm do të përshkallëzohet  për të kulmuar në një tjetër kulm në 7 maj ku ne do ti rrimë fjalës së dhënë së shqiptarëve dhe kavajësve për të mos ja dorëzojmë më Kavajës krimin dhe ti them ndal krimit në Kavajë dhe pastaj në të gjithë Shqipërinë, tha Lulzim Basha nga çadra e protestës.

Pazari i peshkut kërkon një Pazar politik me opozitën që të mbajë në këmbë Republikën e Vjetër/ Kryetari i Partisë Demokratike ka treguar cilat janë propozimet që qeveria i ka bërë opozitës për t’i dhënë fund krizës politike. Nga çadra e lirisë, Basha theksoi se mazhoranca ka ofruar të luftojë drogën, krimin dhe të zhvillojë zgjedhje të lira, por këto t’i realizojë Edi Rama. Basha ripërsëriti qëndrimin se zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër nuk do të ketë. Duke thumbuar Ramën e Metën, Basha u shpreh se ata po bëjnë manovra për të shpëtuar aleancën e tyre. “Fasada ka rënë, fasada është çjerrë. Shqiptarët e shkatërruan fasadën e gënjeshtrës. E vërteta ka dalë në shesh. Nuk ka bojë që e lyen më të vërtetën e Shqipërisë së gjunjëzuar nga krimi e korrupsioni. Nuk ka më forcë ta kthejë mbrapsht këtë vullnet popullor që do të marrë në dorë fatet e tij”, tha Basha. Basha shprehu edhe njëherë vendosmërinë në kërkesat e protestës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme. “Nuk ka kompromis me ëndrrën e shqiptarëve për Republikën e re. Ndaj jemi të vendosur në kërkesat tona. Hapi i parë është qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike. Hapi i dytë, është që mandati i kësaj qeverie që ka bëjë deri në fund me zbatimin e dekriminalizmit të bëjë largimin e të inkriminuarve. Po kështu synohet luftë e vendosur kundër kanabisit. Nuk e shihte drogën as ministri që iku, as ky ministri i Brendshëm që është sot. As ata të zhages. Kërkojmë votim elektronik dhe numërim elektronik. “Në 24 orët e fundit, pazari i peshkut, që është qelbur nga koka, pazari i peshkut ka filluar manovrat që mendojnë se do e nxjerrin në breg Republikën e vjetër që ua ka marrë lumi. Pazari i peshkut mendon se tani që nuk po ia del dot kurajës dhe bashkimit qytetar do të negociojë me ne një Pazar politik, që do mbajë në këmbë republikën dhe do t’u shesë qytetarëve sapunin për djathë. Kjo ka dy platforma. Njëra hajde t’i bëjmë luftën kundër kanabisit, por edhe zgjedhje të lira e të ndershme, po hajde t’i bëjë Edi Rama. Por këtu drogën e kontrollon Rama dhe çeta e tij, ajo që e solli në pushtet. Ky që e mbushi Shqipërinë me drogë, tani do besimin tonë se mund të luftojë drogë dhe paratë e drogës. I zoti i zhagës thotë hajde, se do ta hedh zhagen në lumë. Ne e bëmë dekriminalizim, por ata u thonë ndërkombëtarëve e shqiptarëve se tani do ta zbatojnë këtë. E thotë ngaqë tani e ka lakun në fyt nga ky bashkim popullor. Sigurisht që ky nuk na garanton dot zgjedhje të lira e të ndershme, as të vetët nuk e besojmë. Rama nuk e ka e nuk do ta ketë kurrë besimin t’i plotësojë këto detyra. Së bashku duhet t’i japim fund, e ta varrosim republikën e vjetër, pavarësisht se kush e ka fajin, dhe të hapim rrugën për një Shqipëri europiane, me një pakt ndërkombëtar për një Shqipëri europiane”, tha Basha.

Kronika-Basha takim me aleatët për përshkallëzimin e protestës në rrethe/Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme aleatët e PD-së, tek selia blu. Më herët, Basha ka thirrur në takim edhe kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së. Mësohet se një nga opsionet më të mundshme të diskutuara ka të bëjë me shtrirjen e protestës në çdo rreth të vendit, e ndërthurur edhe me bllokimin e akseve rrugore kombëtare. Burime bëjnë me dije se dhe në mbledhjen me aleatët,  do të diskutohet edhe lidhur me shtrirjen e protestave në rrethe.

Ndwrkohw paraditen e djeshme, kreu i PD Basha ka thirrur ditën e djeshme në një takim drejtuesit e degëve lokale të partisë, me të cilët diskutoi përgatitjen e protestës së datës 7 maj në Kavajë. Ndonëse takimi ka qenë me dyer të mbyllura, mësohet se Basha u ka kërkuar drejtuesve të PD të diversifikojnë format e protestës, duke u përqendruar natyrisht edhe te çadra përpara Kryeministrisë. Lidhur me protestën e Kavajës më 7 maj, mësohet se PD ka ngritur një grup prej 10 deputetësh të cilët janë zhvendosur në atë qytet, ku mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie. PD ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në ato zgjedhje, po kështu as LSI. Basha ka biseduar me drejtuesit e PD edhe vendimin final që do të merret për krizën pas takimit në Tiranë me zëvendës presidentit të Partive Popullore Evropiane David Mcallister. Ky i fundit vjen në Shqipëri si negociator ndërkombëtar mes Bashës e Ramës.

Republika e re, Lulzim Basha ka një mesazh për të gjithë/Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e saj të 62-të dhe për këtë qëllim, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një video-mesazh për të gjithë shqiptarët. Protestë popullore e njerëzve nga çdo segment i shoqërisë me mbështetje nga të gjithë, është edhe thelbi i mesazhit të videos së kreut të PD-së.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>