Basha, investim serioz politik kombëtar!  

alb

Nuk mendoj se as kundërshtarët më të çartur të Lulzim Bashës mund të mohojnë se ky është një personalitet shumë serioz politik, i kultivuar dhe me principe moderne konservatore dhe nacionale.

Po ashtu asnjë demokrat apo opozitar tjetër nuk ka arsye të dyshojë se Basha përfaqëson një shkollë e doktrinë politike e cila do ta çmontojë doktrinën e mbrapshtë sunduese për një çerek shekulli në këtë vend.

Atëherë përse nuk u materializuan parimet Basha për tu përkthyer e konvertuar në votë me 25 qershor?

Përveç ngulisë përgatitore elektorale të diktuar nga ngjarje e kontekste që nuk vareshin nga Basha dhe ne opozita, përveç vjedhjes, shantazhit e intimidimit elektoral ishte krimi i organizuar që i shëndrruar gati në institucion e pushtet legjitim në Shqipëri që egërsisht me supermanovra diktoi humbjen tonë.

Shtohet pyetja përse ky angazhim kriminal?!  Përgjigjja dihej. Lulzim Basha në katër vite opozitë jo vetëm denoncoi nominalisht krimin, por e skanoi atë me gjithë lakuriqësinë e vet. Shikoni miq sesi çdo ditë edhe ne institucionet e drejtësisë po konfirmohen me prova lidhjet e shkurtra të Shullazerise kriminale me piramidën e pushtetit. Paralelisht me krimin e drogën dhe reaksionin e tyre elektoral u angazhua si asnjëherë me para cash edhe oligarkia korruptive e tenderëve e koncesioneve si dhe gjithë anturazhi nepotik i piramidës politikë të mazhorances. Sado që Basha dhe opozita luftuan, jo vetëm por dhe haptazi mazhoranca nuk e privoj dot elementin e njohur kriminal edhe të konkurronte.

Shkodra, Dibra, Elbasani etj, nuk lënë dyshime për ekuivoke. A mund të bënte Basha dhe opozita diçka më tepër. Përgjigjia ime është kategorike “Jo”. Basha udhëhoqi një revolucion të urtë e të vendosur principesh, vlerash e kauzash demokratike dhe jo revolucione te dhunshme kriminale si ai i Zanit e Imamit!. Në këto kushte ky pushtet që pritet të instalohet është më i pështiri dhe me i vështiri për të qënduar dhe qeverisur ndonëse ka vota e numra të supermjaftueshme. Arsyetimi im duket paradoksal por ju siguroj se është real.  Mazhoranca e dalë nga 25 qershori kurrë nuk do mund të mbarojë këtë mandat kriminal. Përveçse do ketë përballë opozitën ajo do përballet me vete popullin dhe të drejtën e tij të Zotit për mbijetesë.

E vetë shqiptarët kanë tashmë të formësuar një lider shumë serioz i cili përditë po dëshmon se është lider i kauzave të mëdha.

Ai ka identifikuar veten me prova se shkon përtej partishmërisë duke synuar t’i bëjë nderin e domosdoshëm Shqipërisë.

Me pak fjalë Basha është jo një investim strikt partiak, por risi e investim i rëndësishëm nacional. Dhe të tilla investime nuk vijnë shpesh në teknologjinë e një vendi të vogël me demokraci të brishte siç ne jemi.

Ne këto kushte nga te gjithë pritet reflektim kombëtar dhe jo sulme meskine,

pritet të suportohen vlerat dhe jo me ose padashje të radhitemi në ushtrinë kriminale politiko-ekonomike e cila është jo vetëm e identifikuar, por dhe e rrethuar për t’u shkatërruar. Ata interesaxhinjë e kalem-analistaxhinj që sulmojnë Bashën e servilosen të sulltanati kriminalo-despotik le të marrin këshillën time modeste si demokrate e politikane: Mbajeni mirë mend shprehjen e vjetër të popullit tonë të mençur që buron prej eksperiencës së shekujve: – “Zullumi këputet tek pjesa më e trashë”. Tashmë kjo këputje ka filluar.

Autorja është deputete e Partisë Demokratike

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>